04 Maj 2024

Kriza e borxheve: Eurozona rrezikon mbijetesën e saj

Bruksel, 18 korrik - Eurozona  e ka të domosdoshme që gjatë ditëve të ardhshme të përpilojë një plan të ri shpëtimi për Greqinë, i cili mund të përfshijnë marrjen e borxhit të vendit, në kuadër të një takimi të drejtuesve të saj që do të ketë si qëllim parandalimin e një përhapje të rrezikshme të krizës së borxheve.
     
"Është koha që Evropa të zgjohet", deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu në një intervistë botuar të dielën nga e përditshmja ''Kathimerini''.
     
"Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur në një zgjidhje afatgjatë çështjes dhe problemeve të borxhit të vendit'', u shpreh ai, në një moment kur po zhvillohet negociata intensive lidhur me çështjen.
     
Situata është vërtetë serioze serioze, pas një jave të vështirë në tregje e cila shfaqi rrezikun e përhapjes në Itali, ekonomia e tretë zonës euro.
     
Roma, nën presion, përfundoi vetëm në një kohë rekord një plan ma masa shtrëngimi ekonomik prej 48 miliardë eurosh.
     
Ndërkohë nga an tjetër, vëmendja e tregut ka qenë e zhvendosur nga kriza tjetër e borxheve që shpërtheu në Shtetet e Bashkuara, vend që rrezikon që të mos arrijë të realizojë të gjitha pagesat pas 2 gushtit, në mungesë të një marrëveshjeje politike për të rritur nivelin tavan ligjor të borxhit publik të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)