16 Maj 2024

Kriza e biznesit europian thellohet më tej

Bruksel, 26 maj - Sipas një vëzhgimi nga agjencia e specializuar "Markit" ka rezultuar se aktiviteti i biznesit në Europë ka shënuar normën më të ulët në maj.

Indeksi, i bazuar në fuqinë blerëse, prodhimin dhe sektorët e shërbimeve, ra në nivelin 45.9 në maj.

Ndërkohë, shifrat e rishikuara për Britaninë tregojnë se ekonomia e saj u tkurr me 0.3 për qind në tremujorin e parë të vitit.

Në 3 muajt e fundit të vitit të kaluar, ekonomia gjithashtu u tkurr me 0.3 për qind, që do të thotë se Mbretëria e Bashkuar gjendet në një recension teknik.

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi i bëri thirrje qeverive që të ndërmarrin një "hap të guximshëm" për të mbrojtur të ardhmen e Eurozonës.

"Qeveritë e Eurozonës duhet të përcaktojnë bashkërisht dhe me vendosmëri vizionin e tyre për sfondin politik dhe ekonomik, që do të mbështesë euron, si dhe kushtet që do të nevojiten për të të arritur këtë qëllim."

Komentet e Draghi-t vijnë pas samitit informal të zyrtarëve europianë në Bruksel, që synonte gjetjen e një gjuhe të përbashkët se si të dalin nga stanjacioni ekonomik i kontinentit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)