23 Prill 2024

Krasniqi u premton sindikalistëve miratimin e Ligjit të Punës

Prishtinë, 19 prill - Kryetari SP Administratës Publike të Kosovës, Nduke Kalaj së bashku më Kryetarin e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës. Mursel Zymberi dhe kryetarin e Sindikatës së Pavarur Judikaturës së Kosovës Ismet Mehmeti, sot janë takuar me kryeparlamentarin Jakup Kransiqi ndërsa të premten janë takuar me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës (MEF) Ahmet Shala dhe ministren e Administratës Publike të Kosovës Edita Tahiri.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për kontributin e tyre në implementim të Memorandumit në momentin e Miratimit të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës i cili gjendet në Parlament.

Të tre sindikalistët po ashtu janë takuar edhe me kryeparlamentarin Jakup Kransiqi i cili e priti këtë delegacion sot. Krasniqi njoftoi delegacionin për procedurën e Miratimit të Ligjit mbi shërbimin civil, dhe Ligjit mbi pagat të cilët gjenden  në Parlament.

Për fat të mirë pas një zvarritje prej dymuajsh këto ligje gjenden në Kryesinë e Kuvendit dhe tani pritet miratimi i tyre pasi procedurat e komisioneve kanë kaluar.

Këto Ligje tani gjenden në Komisionin për lekturim dhe përgatitje të cilësisë. Kryeparlamentari u zotua se sot do të takohet me Komisionin në fjalë për të shikuar se deri ku kanë arritur përgatitjet e cilësisë së ligjit dhe pastaj më së largu deri me 27 prill do të vendoset që Miratimi i Ligjit mbi Shërbimin Civil të futet në rendin e ditës të Parlamentit me 29 prill 2010.

Kryesindikalistët e SP-ve të Shërbimeve Civile të Kosovës kërkuan nga Kryeparlamentari që ta mbajë fjalën e dhënë dhe në fund të muajit prill ky ligj të jetë në duart e deputetëve për miratim.

Në anën tjetër kryetari i SP- së Administratës Publike të Kosovës vazhdoi aktivitetin nëpër komunat e Kosovës si në Therandë, Rahovec, Deçan dhe Pejë i cili u njoftua lidhur me gjendjen e Shërbyeseve Civil në këto komuna.

Ndue Kalaj Kryetari i SP Administratës Publike të Kosovës ka deklaruar se në çoftë se Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti nuk kanë vullnet për implementimin e marrëveshjes së nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe sindikalistëve të Administratës Publike të Kosovës do të bëhen përgatitjet e duhura për aplikiminin e mundshëm të masës sindikale - grevë në vendin e punës, konform vendimit të organeve kompetente të SP Administratës Publike të Kosovës, Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës dhe Sindikatës së Judikaturës së Kosovës, për të cilët sindikalistët do të njoftohen përmes përfaqësueseve te tyre dhe medieve elektronike dhe te shkruara.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)