17 Maj 2024

Krasniqi: Deputetët duhet të punojnë më shumë me bizneset

Prishtinë, 26 tetor - Me problemet me të cilat ballafaqohen bizneset e Kosovës është informuar nga afër kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, gjatë vizitës që i bëri Aleancës Kosovare të Biznesve.

Kryekuvendari tha se deputetët dhe komisionet duhet të punojnë më shumë me bizneset në mënyrë që të krijojnë ligje më të favorshme për zhvillimin ekonomik në përgjithësi dhe zhvillimin e bizneseve në veçanti.

Jakup Krasniqi, i kërkoi biznesve që gatishmërinë e tij që e ka ta shfrytëzojnë bizneset dhe AKB-ja dhe të ecin përpara.

Ai tha se vërtet koha nuk na pret shumë dhe ndryshimet duhet të jenë të prekshme. Të gjithë duhet të mendojmë për një gjendje më të mirë.

Kryeparlamentari iu dha mbështetje, bashkëpunim dhe angazhim bizneseve aq sa mundet dhe i premtoj atyre angazhimin e tij në përmbushjen e kërkesave të bizneseve.   

“Nuk dua ta arsyetoj gjendjen e bizneseve në Kosovë nga aspekti i pozitës që e mbajë, por duhet të them se politikat fiskale dhe ekonomike që u vendosen në fillim nga ndërkombëtarët ishin të pabarabarta për zhvillimin ekonomik dhe të biznesit në Kosovë”, -tha Jakup Krasniqi, kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Ai më tej shtoi se është lehtë për vendet që kanë të zhvilluar ekonomin e biznesin që të bëjnë ekonomi të lirë, ndërsa për vendet që nuk kanë ekonomi dhe të cilën e kanë të shkatërruar është shumë vështirë. 

Janë kushte mjaft të vështira të politikave ekonomike, fiskale. Po ashtu kamatat bankare që janë shumë të larta për të ata që duan të zhvillojnë bizneset  dhe nuk ka qenë e lehtë për ta.

Sipas tij ka qenë vështirë për të qenë i suksesshëm në tregun e brendshëm e mos të flasim për tregun e jashtëm.

“Ne si kuvend, ligjëvënës dhe mbikëqyrës i trupave ekzekutive dhe atyre të pavarura jemi përpjekur që në fushën e legjislascionit të krijojmë hapësirë për zhvillimin e bizneseve. Ndonëse ende nuk kemi arritur ti eliminojmë të gjitha ato pengesa edhe ligjore, programore dhe politike që janë vendosur pas vitit 1999”, tha kryetari i Kuvendit.

Jakup Krasniqi, shtoi se tash jemi mbi tre vjet pas pavarësisë, politikat ekonomike, fiskale dhe ato bankare nuk janë të gjitha në shërbim të bizneseve, andaj bizneset kanë vështirësi.

Ai tregoi se infrastrukturën ligjore e kanë bërë shpejt e shpejt me ndërhyrje të ndryshme nga brenda e jashtë, por do të kishim mundur të ndërtojmë një infrastrukturë më të përshtatshme për zhvillimin ekonomik.

“Megjitha këto vështirësi që i kemi pasur, kemi arritur suksese. Edhe bizneset edhe ne në politik nuk mund të kërkojmë fat tjetër përtej fatit që e ka vendi dhe populli dhe këtë fat duhet ta ndajmë së bashku me qytetarët, politikën dhe bizneset”, tha Jakup Krasniqi.

Sipas tij me kontributet tona duhet të krijojmë hapësira të reja legjislative për bizneset, por bizneset duhet të jenë më këmbëngulës për ta ndryshuar infrastrukturën ligjore. Ndoshtaj është një e metë edhe në politik e biznes që nuk e qajnë kokën fortë për ligje dhe përbërjen e tyre që nuk jemi mësuar ti respektojmë.

“Vërtet duhet të angazhohemi për gjetjen e problemeve dhe bizneset të jenë sponzorizues të ligjeve të mira e që krijojnë hapësirë të mirë për biznesin dhe kualitetin e jetës së qytetarëve”, tha kreu i Kuvendit.

Jakup Krasniqi, tregon se politika nuk mund të hap vende pune, por mund të kriojojë mundësi dhe lehtësi për bizneset në Kosovë.  Për fat të keq jemi eksportuesit më të mëdhenjë të njerëzve dhe konsideroj se duhet të bëjmë çmos se duhet të jemi eksportues të prodhimeve e jo njerëzve, kjo na duhet.

Ai tha se qytetarët tanë mjedisin më të mirë e gjejnë në vendin e vetë dhe aksund tjetër, por nevoja të qonë gjithkah. E kemi krijuar një stabilitet kështu si është, por mund të krijojmë një hapësirë edhe më të mirë dhe përspektivë jo jashtë kufijëve por në vendin e vet.         

Nga ana tjetër Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se  vendi jonë ka disa vite që po rangohet si një vend jo i përshtatshëm për zhvillimin ekonomik, për bërje të biznesit dhe AKB-ja dëshiron që së bashku me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës që ta ndërrojnë imazhin, të bëhen reformat e thella dhe të shkohet në drejtim të përmirësimit të mjedisit më të mirë.

“Janë bërë reforma, por ende ka shumë probleme dhe pengesa.  Po ashtu edhe infrastruktura fizike ka shënuar progres, por akoma ka ngecje sidomos me energjinë, ku edhe Raporti i Progresitka reaguar sepse mungesa e rrymës po i shkakton problem bizneseve në Kosovë”, tha kreu i AKB-së.

Agim Shahini, shtoi se bizneset gjatë masave të reciprocitetit shënuan një rimëkëmbje dhe do të dëshironim që masat të vazhdojnë edhe më tutje, por ne duhet të pajtohemi sepse duhet të ketë një ekonomi liberale.

“Me legjislacionin e ri do të ndodhin edhe gjëra shumë të mira për bizneset kosovare. Kuvendi duhet të japë një kontribut edhe më të madh në krijimi e një legjislacioni më të mirë dhe sa më unik për zhvillimi ekonomik. Më pas kryetari i AKB-së Agim Shahini në shenjë falënderimi dhe për kontributin e dhënë kryetarit të Kuvendit të Kosovë Jakup Krasniqit ua dha një mirënjohje. Po ashtu  edhe kreu i kuvendit ua ndau një mirënjohje AKB-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)