02 Maj 2024

Kostoja e korrupsionit për nëntë muaj, 8 milionë euro

Prishtinë, 9 dhjetor - Policia e Kosovës gjatë nëntëmujorit të këtij viti ka hetuar 459 raste, prej të cilave 368 raste janë dërguar në prokurori, ndërsa janë arrestuar 139 persona dhe janë bërë 164 kallëzime penale, ka deklaruar Çlirim Hajdini, zyrtar i Policisë së Kosovës, gjatë një debati publik të organizuar në Prishtinë me temë “Lufta kundër korrupsionit” dhe ka shtuar se në këto raste supozohet se bëhet fjalë për korrupsion në vlerë prej 8 milionë euro.

Debati u organizua me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit nga Instituti Ballkanik i Politikave në partneritet me Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Lëvizjen FOL, Federalistët e Rinj Evropian (JEF Kosova) dhe OJQ-në “Syri i vizionit”, ndërsa u mbështet nga UNDP-ja dhe Qeveria japoneze.

Pjesë e panelit në këtë debat ishin Seb Bytyçi, drejtor ekzekutiv i Institutit Ballkanik të Politikave-IPOL, Drita Hajdari, koordinatore për antikorrupsion në Prokurorinë e Kosovës, Çlirim Hajdini, shef i Njësisë për planifikim dhe zhvillim në shtyllën e hetimeve në Policinë e Kosovës, Agron Behrami dhe Blerim Kelmendi, përfaqësues nga Agjencioni Kosovar për Antikorrupsion.

Në këtë debat u diskutua lidhur me dukurinë e korrupsionit në Kosovë dhe rolin e institucioneve përkatëse në luftimin e kësaj dukurie, si dhe u dhanë vlerësime se çka është ndërmarrë nga këto institucione deri më tani për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri negative.

Gjatë debatit u shtruan edhe shumë pyetje nga pjesëtarët e shoqërisë civile dhe të mediave, duke u theksuar edhe nevoja për një strategji të qartë nga ana e institucioneve për të luftuar korrupsionin në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)