10 Maj 2024

Kosto e falimentimit të Greqisë tejkalon prej 1 trilion euro

Athinë, 6 mars - Instituti Ndërkombetar i Financave (IIF) ka llogaritur se kostoja e një falimentimi të çrregullt të Greqisë do të tejkalojë shifren prej 1 trilion euro, duke theksuar se kjo do të sillte pasoja të rëndësishme dhe katastrofike për të gjithë.

Njoftimi i Institutit vjen si paralajmerim vetem disa ore para se te mbyllet te enjten ne mbremje, procedura e programit te shkembimit te bonove greke per reduktimin e borxhit kolosal te Greqise.

Shpjegimi qe behet prej specialisteve ne dokumentin, te cilin zoteron edhe agjencia Reuters, sqaron se falimentimi kaotik i Greqise do te sillte patjeter nevojen e mbeshtetjes financiare te Spanjes dhe Italise, me nje vlere prej 350 miliardë euro, ndersa humbjet do te shkonin ne mbi 1 trilion euro per gjithe Eurozonen.

Pervec Italise dhe Spanjes do te duhej, ne distanen kohore prej 5 vitesh, edhe nje ndihme prej 380 miliardë euro per Portugaline dhe Irlanden, theksohet ne dokumentin qe mban daten 18 shkurt dhe konsiderohet si konfidencial.

Instituti Nderkombetar i Financave deshiron qe te nenshkruhet marreveshja nga ana e shumices se zoteruesve te obligacioneve greke, ne menyre qe borxhi i Greqise te reduktohet ne mbi 100 miliard euro dhe te behet i qendrueshem pas disa vitesh.

Ne rast te kundert thuhet se BQE ka gjasa te vuaje humbje te konsiderueshme, pasi eshte ekspozuar tek borxhi grek me me shume se 177 miliard euro Athina zyrtare ka shprehur optimizmin se pjesëmarrja e kreditoreve te huaj ne programin e shkembimit te bonove do te jete nga 75 deri ne 80% dhe se perfundimi i tij do te shenoje fillimin e nje stabiliteti financiar dhe do te hedhe bazat e para per daljen e ekonomise nga recensioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)