04 Maj 2024

Kosovës i duhet privatizim nga i cili përfitojnë qytetarët e saj

Prishtinë, 6 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka bërë sot një vizitë Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), me ç’rast është njohur për së afërmi me punën e kësaj agjencie.

Gjatë një takimi të veçantë me udhëheqësit e AKP-së, kryetari Krasniqi ka marrë informacione për procesin e privatizimit dhe përgatitjen e legjislacionit përkatës.

Ligjin për AKP-në dhe ligjet e tjera që prekin fushëveprimtarinë e saj, të cilat pritet të vijnë në Kuvend, kreu i legjislativit i cilësoi të një rëndësie të veçantë dhe kërkoi qartësi në përmbajtjen e tyre.

Ai tha se Kosovës i duhet privatizim nga i cili favorizohen dhe përfitojnë qytetarët e saj.

“Kemi vullnet që të krijojmë premisa për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.

Kryetari i Bordit të AKP-së, Dino Asanaj, e njoftoi kryetarin e Kuvendit për punën e bërë në hartimin e katër ligjeve të fushës, duke e konsideruar si të rëndësishëm zbatueshmërinë e tyre.

Ai dha informacione të tjera për punën e AKP-së dhe privatizimin në tërësi, të cilin e cilësoi të domosdoshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)