27 Prill 2024

Kosovë-Maqedoni nënshkruhet marrëveshja për lehtësime doganore

Shkup, 11 shkurt - Drejtoritë e Doganave të Maqedonisë dhe Kosovës sot në Shkup nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim doganor.

Marrëveshja e cila mundëson kryerjen e doganimit në një pikë të përbashkët mes dy vendeve u nënshkrua nga drejtori i Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov dhe ai i Kosovës, Naim Huruglica me praninë edhe të ministrave të financave të të dyja vendeve, Zoran Stavrevski dhe Ahmet Shala.

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski theksoi se kësaj marrëveshje do ti paraprijë edhe hapja e vendkalimit të ri kufitar midis dy vendeve në zonën Bellanoc-Stançiç si dhe lehtësimi i procedurave doganore për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik.

“Maqedonia dhe Kosova nuk janë vetëm se fqinj të shkëlqyeshëm, por kanë bashkëpunim të shkëlqyer edhe në planin politik dhe ekonomik. Kosova është partneri i shtatë tregtar i Maqedonisë”, theksoi ministri Stavrevski, duke paralajmëruar rritje të bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve.

Shkëmbimi tregtar midis dy vendeve në vitin 2010 ka qenë 450 milion euro, prej të cilave 430 milion janë eksporti i mallrave nga Maqedonia në Kosovë, ndësa në krahasim me vitin 2009 ka pasur rritje për 30 për qind.

Dy drejtorat e doganave theksuan se me këtë marrëveshje sigurohet një funksion i ri i doganimit sipas standarteve evropiane dhe se për këtë do të ekzistojë një pikë e përbashkët për doganimin. Ata paralajmëruan se gjatë muajve të ardhshëm do të nënshkruhet marrëveshja për shmangien e tatimeve të dyfishta, një kërkesë e bërë nga biznesmenët e të dyja vendeve.

Ministri i Financave i Kosovës, Ahmet Shala theksoi se kjo marrëveshje dhe marrëveshjet e tjera të paralajmëruara kontribuojnë për tejkalimin e barrierave për biznesmenët, por edhe si mburojë nga kontrabanda, krimi i organizuar, etj.

Shala i ka propozuar takime të shpeshta në çdo tre muaj midis dy dikastereve për të shkëmbyer përvojat sidomos ato të Maqedonisë rreth zbatimit të fiskalizimit dhe masave tjera ekonomike dhe financiare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)