29 Prill 2024

Kosova synon të përmirësoj mjedisin e të bërit biznes

Prishtinë, 18 maj - Lidhur me përmirësimin e kornizës ligjore për mjedisin biznesor në Kosovë, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me NDI-në, organizoi sot tryezë pune.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kosova synon të ketë një ambient më të mirë për të bërë biznes dhe përgjegjësia është e përbashkët, pra edhe e faktorit ndërkombëtar.

Kusari-Lila njoftoi se Qeveria, përkatësisht Ministria që ajo udhëheq, është duke punuar në thjeshtësimin e procedurave të të bërit biznes.

Bizneseve, tha ajo, duhet mundësuar që të harxhojnë më pakë kohë dhe mjete për të ushtruar veprimtarinë që ata zgjedhin në fushën biznesore. 

“Mjedisi biznesor në Kosovë, duhet të ketë mbështetjen e përgjithshme nga të gjitha subjektet politike parlamentare dhe jo parlamentare etj, jemi shumë të vetëdijshëm se rritja e dialogut është domosdoshmëri për një ambient më të mirë për bizneset”, ka pohuar ajo.

Sipas saj Kosova ka shumë probleme biznesore, të cilat janë të trashëguara më herët dhe të lindura në ndërkohë nga mungesa e kapaciteteve institucionale, natyrisht se jemi edhe shtet i ri.

“Ne si pjesë e qeverisë jemi duke hapur dialogun për agjendë zhvillimore, Qeveria e Kosovës ka për synim organizimin e një tryeze me të gjithë kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës për përmirësimin e kornizës ligjore për mjedisin biznesor në Kosovë”, ka deklarua ajo.

Ndërkaq, drejtori i programit të USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist, Terry Slywka, shprehu besimin se Kosova ka filluar një të ardhme të ndritur në sferën e afarizmit biznesor. Ne, tha ai, kemi punuar me një mori shtetesh që ishin në fazën e zhvillimit, në të cilin është edhe Kosova aktualisht.

Me këtë rast, ai si shembull të mirë të zhvillimit mori Gjeorgjinë, e cila ka shënuar rritje shumë të madhe ekonomike, në rrugën e së cilës po ecën edhe Kosova, tha  drejtori i programit të USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist, Slywka.

Në vijim, Slywka duke siguruar ndihmë dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për qasje ambicioze për tërheqjen e investitorëve dhe bëri thirrje për reforma ligjore që i përkasin fushës së mjedisit biznesor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)