28 Mars 2024

Kosova s'kërkon asgjë nga EULEX-i, përveç kryejen e mandatit që ka

Prishtinë, 5 mars - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti sot një delegacion të Këshillit të Bashkimit Evropian, që kryesohej nga Jonas Jonsson, shef i Zyrës së Sekretariatit të Përgjithshëm të këtij këshilli.

Temë bosht e takimit ishte Strategjia Gjithpërfshirëse për Veriun dhe roli i Bashkimit Evropian në kuadër të zbatimit të kësaj strategjie.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se kjo strategji synon që të integrojë këtë pjesë të Kosovës, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme demokratike për vënien e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Në këtë drejtim, theksoi Kuçi përkrahja që Bashkimit Evropian mund t’i jipte implementimit të kësaj strategjie, nëpërmjet EULEX-it, është esenciale në krijimin e besimit tek të gjithë qytetarët Kosovës.

Strategjia Gjithpërfshirëse për Veriun nuk nënkupton asgjë më shume se strategji për demokratizimin e vendit, forcimin e rendit dhe ligjit në çdo pjesë të territorit të Kosovës, përfshirë këtu edhe veriun e vendit. Prandaj, ne kemi nevojë që Bashkimi Evropian të ndikojë tek Serbia për qasjen e saj konstruktive ndaj Kosovës – tha Kuçi.

Nga ana e tij, Jonas Jonsson, shef i Zyrës së Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të BE-së, theksoi se për shkak të mungesës së plotë të unitetit të Brukselit zyrtar, Bashkimi Evropian nuk mund të jap qëndrim të saktë lidhur me këtë strategji. Megjithatë, të pranishmit u dakorduan se EULEX duhet të forcojë prezencën në veri dhe duhet të krijojë ambient të përshtatshëm për normalizimin e situatës, nëpërmjet rifunksionalizimit të gjykatës, kthimit të pikave doganore dhe funksionimin e komandës policore.

Në këtë kuadër, zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se Kosova nuk kërkon asgjë më tepër nga EULEX-i sesa kryejen e mandatit që ka, prandaj roli i EULEX-it nuk duhet të shihet nga një perspektive tjetër, - u shpreh Kuçi.

Në takim u diskutua edhe për domosdonë e përshpejtimit të liberalizimit të vizave. Z. Kuçi kërkoj nga përfaqësuesit e Këshillit të BE-së që të bëhen hapa konkretë për përshpejtimin e dorëzimit të udhërrëfyesit për procesin e liberalizimit të vizave. Përfaqësuesit e Këshillit theksuan se nuk do të mungojë mbështetja e përfaqësuesve evropianë lidhur me këtë çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për modalitetet e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale. Përfaqësuesit evropian, përshëndetën përgjigjen pozitive të Kryeministrit të Kosovës lidhur me Samitin që do të mbahet në Slloveni dhe siguruan zëvendëskryeministrin Kuçi, se do të bëhet ç’është e mundur që Kosova të mos bllokohet nga Serbia dhe Bosnja e Herzegovina në iniciativat e bashkëpunimit rajonal.

Përfaqësuesi evropian theksuan se nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal dhe integrim të rajonit në Bashkimin Evropian pa pjesëmarrjen e Kosovës, prandaj Serbia duhet të luaj rolin konstruktiv dhe të tregohet më bashkëpunuese në këtë drejtim.

Zëendëskryeministri Kuçi falënderoi përfaqësuesit evropianë për mbështetjen që po i japin Kosovës, si dhe kërkoi shtimin e presionit të Brukselit zyrtar mbi Serbinë që njëherë e përgjithmonë t’a kuptojë dhe t’a pranojë realitetin e ri në këtë pjesë të Evropës, dhe të kontribojë në forcimin e paqes, të stabilitetit të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)