15 Maj 2024

Kosova së shpejti mund të jetë pjesë e BERZH-it

Prishtinë, 23 janar - Republika e Kosovës së shpejti mund të jetë pjesë e Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, pasi ka plotësuar disa nga kriteret për anëtarësim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave Muharrem Shahini, ka theksuar se ekzistojnë tre kritere kryesore që një vend të anëtarësohet në BERZH.

Vendi pretendent, sipas tij, duhet që më parë të jetë pjesë përbërëse e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, si dhe të ketë përkrahjen e shteteve që kanë shumicën e aksioneve në këtë bankë.

Kushti i tretë për t`u anëtarësuar në Bankën Evropiane, është miratimi i të paktën e 39 shteteve të kësaj banke për ta pranuar vendin që synon anëtarësimin.

Kosova, sipas Muharrem Shahinit, ka plotësuar dy kriteret e para, pasi është pjesë e dy institucioneve financiare ndërkombëtare-Bankës Botërore dhe FMN-së, ndërsa shtetet që na kanë njohur, kanë më së shumti aksione në këtë bankë.

Problem paraqet sigurimi i numrit të mjaftueshëm të shteteve që do ta përkrahin hyrjen e Kosovës në këtë institucion, pasi vetëm 38 shtete që na e kanë pranuar pavarësinë, janë pjesë e kësaj banke, ndërsa për të qenë anëtar me të drejta të plota, Kosovës i duhet edhe një votë, nga shtetet që nuk e njohin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)