01 Maj 2024

Kosova pozicionohet në Rrjetin e Sistemit Global Satelitor

Prishtinë, 16 shtator - Agjencia Kadastrale e Kosovës është përfituese e projektit RECAP të Bankës Botërore, i vlefshëm 12.5 milion dollarë, i cili konsiston me rregullimin e plotë të sistemit të kadastrës, ngritjen e kapaciteteve, rregullimin e regjistrit të drejtave pronësore, hartimin dhe forcimin e kornizës ligjore dhe funksionalizimin e plotë të zyrave komunale kadastrale.

 

Sot, me datë 16 shtator 2011, në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, u nënshkrua kontrata e parë që del nga kjo kredi e vflefshfme rreth 500.000 dollarë, respektivisht kontrata për KOPOS (Sistemi për Pozicionimin Satelitor të Kosovës përmes GPS-it), nga i cili Kosova përveç se lëmin e kadastrit përfiton edhe në fusha tjera të favorshme për të gjitha institucione publike dhe private.

 

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha me rrastin e nënshkrimit të marrëveshjes deklaroi se "KOPOS-in mund të konsiderohet si  bazë për vendosjen e teknologjive të avancuara bashkëkohore që mundësojnë nxjerrjen e fotografive satelitore për territorin e Kosovës, prodhimin e hartave, planifikimet hapësinore, ndihmon e-qeverisjen, shërbimet komunale, pylltarinë, menaxhimin e ujërave, etj".

 

Po ashtu mundësia e shfrytëzimit civil nga ky projekt fillimisht ushtarak ndihmon zhvillime dhe avancime në rrjetin e trafikut rrugorë, në industrinë e ndërtimit, turizmit, navigacion të veturave, menaxhimin e krizave, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)