29 Prill 2024

Kosova po dështon në tërheqjen e investimeve të huaja

Prishtinë, 9 maj - Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka thotë se vendi i tij prej vitesh po dështon në aspektin e tërheqjes së investimeve dhe jo vetëm nga korporatat serioze.

Shkak sipas tij është mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi.

"Në aspektin e perceptimit apo në aspektin se si e shohin investitorët e huaj, në radhë të parë ata amerikanë, apo edhe investitorë të tjerë të huaj, në kushtet e mungesës të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, besoj se nuk ka nevojë të komentohet shumë."

"Për vite me radhë realisht Kosova dështon në aspektin e tërheqjes së investimeve jo vetëm nga korporatat serioze, por edhe korporatat në përgjithësi, dhe atyre amerikane. Thjesht duket sikur nuk jemi fare në hartë kur vjen puna për tërheqjen e investimeve", thotë Zeka.  

Zeka thotë se megjithëse vëllimi i investimeve të huaja direkte në vend ka shënuar rritje, paratë po hidhen kryesish në sektorë që nuk krijojnë vendeve të qëndrueshme pune sikurse ai i pasurive të patundshme.

"Për hir të së vërtetës, vëllimi i investimeve të huaja direkte në vend ka shënuar rritje. Por nëse analizohet struktura se ku ndodhin këto investime, shohim se janë në sektorin e pasurive të patundshme dhe në ndërtimtari."

"Atëherë fare lehtë mund të dalim në përfundimin se bëhet fjalë për investime të pjestarëve të diasporës në sektorin e pasurive të patundshme. Rrjedhimisht nuk flasim për krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës. Megjithatë, Kosova ka nevojë që të tërheqë investime në sektorët të cilët krijojnë vende pune afatgjata dhe ndikojnë në zhvillimin e qendrueshëm ekonomik", pohoi Zeka.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës zoti Zeka flet dhe mbi planet e qeverisë e Kosovës për themelimin e atij që do njihet si Fondi Sovran, nëpërmjet të cilit synohet që të merren në pronësi, pasuri strategjike të vendit, sikurse kompleksi metalurgjik i Trepçës, telekomi dhe korporata energjitike e Kosovës.

Por Zeka thotë se kjo nuk është forma e duhur për t’i kthyer këto kompani në fitimprurëse. Sipas tij zgjidhja do të ishte privatizimi i këtyre ndërmarrjeve publike, si forma e vetme për rivitalizimit e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)