24 Mars 2023

Kosova mori dritën e gjelbër për Regjistrimin e Popullsisë

Prishtinë, 25 nëntor - Në Ministrinë e Administratës Publike, znj Edita Tahiri, ministre, priti Pieter Everaers, Drejtor i EUROSTAT-it dhe kryesues i Operacionit Ndërkombëtarë për Monitorimin (ONM) e Regjistrimit të Popullsisë (The International Monitoring Operation IMO).

Në këtë takim Everaers i ka bërë te njohur ministres Tahiri se Kosova ka marrë dritën e gjelbër nga IMO për mbajtjen Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive familjare dhe Banesave në Kosovë në vitin 20011.

Everaers ka përgëzuar Ministren për këtë arritje të madhe duke thënë se përgatitjet serioze që i ka bërë MAP dhe ESK për procesin e regjistrimit dhe respektimi i standardeve evropiane, janë bazë mbi të cilat IMO ka marrë vendim të jap dritën e gjelbër për Kosovën.

Ministrja Tahiri ka shprehur kënaqësinë për vlerësimin e lartë nga ana e IMO dhe ka siguruar se përkushtimi për një regjistrim të suksesshëm mbetet prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit, Ministrja Tahiri dhe Pieter Everaers kanë mbajtur një Konferencë për shtyp. Me këtë rast z. Everaers ka thënë se IMO ka monitoruar në mënyrë sistematike përgatitjet për Regjistrimin e popullsisë në Kosovë që nga viti 2005, me qëllim të verifikimit që regjistrimi i popullsisë në Kosovë të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare.   

“IMO, në takimin e mbajtur në muajin tetor, ka vlerësuar se  përgatitjet e Entit Statistikor të Kosovës janë në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare. Prandaj, IMO rekomandon se regjistrimi i popullsisë mund të filloj më 1 prill 2011”, ka deklaruar Everaers.

Duke folur për përgatitjet e bëra, Everaers ka thënë se përgatitjet teknike  të Entit Statistikor të Kosovës (ESK) ( ku përfshihen përgatitjet e pyetësorëve, udhëzuesit për regjistruesit, planin për trajnimin e regjistruesve dhe sistemet e TI),  janë në një fazë mjaft të avancuar.

Gjithashtu Everaers ka theksuar edhe faktin se Ligji për Regjistrimin e Popullsisë është miratuar nga Kuvendi dhe është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare për regjistrimin e popullsisë.

Sa i përket buxhetit të regjistrimit , edhe pse negociatat me donatorët për buxhetin e regjistrimit janë në vazhdim e sipër, IMO parashikon se buxheti do të mbulohet plotësisht.
Ministrja Tahiri ka shprehur falënderimin për z. Everaers në angazhimin e pa rezervë te tij, duke  konsideruar partneritetin me EUROSTAT-in  dhe Komisionin Evropian si kyç.

Ajo ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të realizuar suksesshëm Regjistrimin popullsisë, si një projekt i interesit nacional, i cili do të realizohet në pajtim me standardet ndërkombëtare, duke  prodhuar të dhëna të vlefshme e të pranueshme nga të gjitha palët, duke plotësuar mungesën prej tri dekadash të të dhënave statistikore në Kosovë.

Për të siguruar pjesëmarrjen e lartë të të gjitha grupeve të popullsisë në regjistrim, IMO kishte vendosur si parakusht për mbështetjen e tyre që ESK të zhvilloj një fushatë të informimit për minoritetet si dhe një fushatë në media për publikun e gjerë.

Një fushatë gjithëpërfshirëse për media dhe për komunikim ka filluar në muajin shkurt 2010 dhe planet dhe përcjellja e fushatave në terren dhe komunikimi tani janë duke ecur mirë. 

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të vazhdojë të përcjell përgatitjet gjatë muajve të ardhshëm,  gjatë të cilëve Qeveria është rekomanduar që të mbaj ritmin e përshpejtuar. Gjatë periudhës së regjistrimit në prill 2011, IMO do të caktoj një ekip të vëzhguesve që do të monitorojë nga afër regjistrimin në terren.

Nga ana e sajë Ministrja Tahiri ka falënderuar Everaers dhe Organizatën ndërkombëtare për dhënien e vizës për mbajtjen e regjistrimit.

Ajo ka theksuar se kjo është një arritje e madhe e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Administratës Publike  për realizimin e suksesshëm të projektimit të regjistrimit. Me këtë rast ajo ka vlerësuar lartë punën e gjithë ekipit të Ministrisë,  Entit Statistilor të Kosovës, zyrës për regjistrim dhe partnerëve ndërkombëtar dhe në veçanti të Eurostatit.

Ministrja Tahiri ka falënderuar po ashtu Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe Qeverinë amerikane si  dhe gjithë donatorët përfshirë DIFID, SIDA, Swiss Cooperation, të Luksemburgut dhe Danimarkës etj të cilën mbështesin financiarisht këtë projekt të rëndësishëm për vendin. 

Autoritetet vendore kanë vendosur që regjistrimi të mbahet në prill 2011, duke pasur parasysh dispozitën se një vit pas hyrjes në fuqi të planit gjithëpërfshirës, mund të caktohet data e regjistrimit, Ky mision vlerësues bëhet 6 muaj para datës së planifikuar të regjistrimit, për të përcaktuar nivelin e përgatitjeve  përfundimtare. Raporti zyrtar i këtij vlerësimi do t’ju dërgohet autoriteteve te Kosovës për 3-4 javë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)