28 Prill 2024

Kosova mirëpret shtetet anëtare të konstituencës së BB-së dhe FMN-së

Prishtinë, 30 qershor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, mirëpriten shtetet anëtare të Konstituencës së Bankës Botërore dhe FMN-së, të cilat këtë vit u mbajtën në Prishtinë.

Takimet e Konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbahen me përfaqësues të bankave qendrore dhe ministrive të financave nga shtetet anëtare të Konstituencës tonë, si: Austria, Belgjika, Turqia, Cekia, Luxemburgu, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia dhe Bjellorusia.

Takimet u zhvilluan në disa sesione, me pjesëmarrës të nivelit të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare siç janë Grupi i Bankës Botërore përfshirë Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan tema të ndryshme mbi zhvillimet e fundit ekonomiko-globale e në veçanti vështrimet mbi inflacionin, ndikimi i luftës në Ukrainë, rritja ekonomike dhe roli i këtyre institucioneve në përkrahjen e zhvillimeve ekonomike.

Takimet e Konstituencës mbahen në baza vjetore dhe shërbejnë si një platformë për të diskutuar zhvillimet ekonomike dhe trajtojnë çështje të rëndësishme, si zhvillimet e sektorëve të ndryshëm ekonomikë, krijimi i infrastrukturës për investime të brendshme dhe të huaja, krijimi i vendeve të punës dhe përfshirja financiare.

Gjithashtu gjatë takimeve të Konstituencës së Bankës Botërore dhe  Fondit Monetar Ndërkombëtar, u diskutuan zhvillimet e fundit ekonomike, si dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen, nga perspektiva e grupeve përkatëse.

Zhvillimi i këtyre takimeve në Kosovë si nikoqire, tregon bashkëpunimin e rëndësishëm që institucionet tona mbajnë me institucionet më të larta financiare ndërkombëtare.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)