26 Mars 2023

Kosova me qindra mijëra përfitues të skemave pensionale

Prishtinë, 25 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shtator 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 169 familje me gjithsej 95 478 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 776 familje.

Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140 800 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 456 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 311 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 61 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 803 përfitues.

Po ashtu nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 267 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 677 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 823 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 998 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 537 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 148 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 780 përfitues.

Ndërsa, gjatë muajit shtator 2022 janë braktisur 2 fëmijë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)