12 Maj 2024

Kosova me pagën mesatare më të ulët në Ballkan

Prishtinë, 2 mars - Kosovarët vazhdojnë të jetojnë me pagën më të ulët në Ballkan. Paga mesatare në Kosovë vazhdon të jetë nën 290 euro.

Kjo pagë është më e ulët se në të gjitha vendet në rajon, ku paga mesatare është mbi 330 euro në Serbi deri në 1000 euro në Slloveni.

Sipas të dhënave nga rajoni, paga mesatare në Shqipëri është rreth 380 euro, në Maqedoni 380 euro, në Bullgari 390, në Bosnjë 450 euro, në Rumani 480 euro, në Mal të Zi 530 euro, në Kroaci 800 euro, ndërsa në Slloveni është paga më e lartë mesatare rreth 1000 euro.

Sipas statistikave krahasuese me pagat në rajon, pagat më të ulëta në Kosovë ndikohen nga të punësuarit e shumtë në sektorin publik, numri i  lartë i pensionistëve dhe atyre që marrin ndihma sociale, privatizimit të dështuar, korrupsionit të lartë, cilësisë së dobët të shërbyesve të lartë civil, mungesa e investimeve të huaja...

Rrogat nga sektori publik janë burimi më i rëndësishëm i të hyrave dhe janë burimi kryesor për një të katërtën e ekonomive familjare në Kosovë. Burimi tjetër më i rëndësishëm janë rrogat nga sektori privat si dhe bizneset.

Një tjetër arsye për pagën e ulët mesatare në Kosovë është edhe arsimimi i ulët.

Paga mesatare tek personat me arsim fillor në Kosovë, sipas të dhënave të Entit të Statistikave është 260 euro. Paga mesatare e personave me arsim të lartë është rreth 375 euro me arsim të lartë

Fatkeqësisht Kosova ka numë të vogël të personave me arsim të lartë që është afër nivelit të personave me arsim të lart në rajon që është diku rreth shtatë për qind, por larg Kroacisë ku janë 15 për qind me arsim të lartë apo Sllovenisë 20 për qind.

Në Kosovë vitin e kaluar janë rritur pagat në sektorin publik, për rreth 30 për qind. Pos as kjo rritje nuk ka ndikuar që paga mesatare e punonjësve kosovarë të afrohet ngatë atyre të shteteve të republikave ish-jugosllave që është diku rreth 550 euro, ndërsa Kosova është më shumë se një e treta nën mesataren dhe duhet të rrisin të paktën 50 për qind të rrogave të tyre për t’u afruar me vendet në rajon.

Kjo të paktën nuk mund të arrihet kur dihet se Qeveria ka bllokuar rritjen e pagave për të paktën edhe dy vjetët e ardhshëm ndërkohë që rritja ekonomike vazhdon të jetë nën 5 për qind.

Shumica e ekonomive familjare kanë burime të përziera të të hyrave. Pos pagave, pothuajse gati një nga dhjetë ekonomitë familjare jeton nga paratë e dërguara nga jashtë (remitenca).

Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare, sipas të dhënave të Entit të Statistikave, shpenzohet në ushqim dhe banim, 35 për qind për ushqim dhe 33 për qind për banim, të konsumit të përgjithshëm. Për transport dhe veshmbathje ekonomitë familjare kanë shpenzuar nga 6 për qind.

Rreth 7 për qind e konsumit të përgjithshëm përfshin ushqimin nga prodhimi vetjak. Ushqimi në Kosovë dominohet nga qumështi, djathi, vezët, pastaj nga buka dhe drithërat, mishi, që kontribuojnë më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë). Më pas radhiten perimet dhe pijet joalkoolike.

/KD/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)