16 Maj 2024

Kosova e Turqia marrëveshje për parandalimin e evazionit fiskal

Prishtinë, 10 shtator - Ministri i Financave, Bedri Hamza së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në vizitë një delegacion nga Republika e Turqisë, të kryesuar nga ministri i Financave i Republikës së Turqisë, Mehmet Şimşek, ku kanë zhvilluar takim bilateral ndërmjet të dyja vendeve.

Ministri Hamza , duke falënderuar homologun e tij për kontributin e shtetit të tij për Kosovën në të gjitha segmentet, tha se “ Turqia është ndër partnerët kryesor të Kosovës, në shkëmbimet  tregtare dhe ekonomike dhe se bashkëpunimi në mes të këtyre dy vendeve është i shkëlqyeshëm”.

Ndërsa, ministri i Financave i Republikës së Turqisë,Mehmet Şimşek , falënderoi ministrin Hamza për mikpritjen dhe tha se “Kosova dhe Turqia kanë lidhje shumë të rëndësishme, të bazuara mbi historinë dhe kulturën tonë të përbashkët”.

Ai me këtë rast, përgëzoi popullin e Kosovës, për të arriturat pas shpalljes së pavarësisë, ku sipas tij,  Kosova është një storie e suksesit e një formimi të një shteti të ri me institucione të reja, të bazuara mbi sundimin e ligjit dhe demokracisë.

 Pas takimit bilateral, ministri Bedri Hamza dhe homologu i tij Mehmet Şimşek,kanë nënshkruar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë mbi shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.

Ai tha se marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim tërheqjen e investitorëve dhe lehtësimin e punës së bizneseve të të dy shteteve.

"Kjo vizitë është vizitë në një ditë të shënuar për Kosovën, ku sot edhe solemnisht po përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës. Nënshkruam edhe një marrëveshje tjetër shumë të rëndësishme  për bashkëpunimin tonë, thellimin e bashkëpunimit tonë, që është marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë, që ka për qëllim tërheqjen e  investitorëve, lehtësimin e punës së bizneseve të të dy shteteve. Kjo nuk është marrëveshja e fundit."

"Ne i kemi filluar negociatat edhe për një marrëveshje të re shumë të rëndësishme dhe presim që në një afat kohor optimal ta finalizojmë  suksesshëm siç është marrëveshja për tregti të lirë", tha ministri Hamza.

Ministri Hamza  gjithashtu shtoi se Kosova do të vazhdojë dhe në të ardhmen bashkëpunimin e shkëlqyer me Turqinë dhe se të gjithë investitorët nga Turqia janë të mirëpritur në Kosovë, duke iu siguruar atyre një trajtim fer dhe korrekt.

Ndërsa, ministri Şimşek  tha se “ Turqia ka qenë gjithmonë pranë Kosovës dhe se përkrahja e saj do të vazhdojë dhe në të ardhmen, kjo ditë historike për Kosovën, po kurorëzohet edhe me një marrëveshje  shumë të rëndësishme të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë.  Ai tha se rritja ekonomike e Kosovës, paqja e qëndrueshme dhe  stabiliteti i Kosovës, nuk janë të rëndësishme vetëm për Kosovën, por janë të rëndësishme për gjithë Ballkanin dhe rajonin”.

"Marrëveshja që e kemi nënshkruar sot, është një marrëveshje e rëndësishme meqë, do të lehtësojë punën e investitorëve dhe realisht do të rris ekonominë. Ne i stimulojmë firmat dhe biznesmenët turq që të vijnë në Kosovë dhe Kosovën ta shohin si një djep të investimeve për Evropën."

"Në saje të reformave të cilat janë bërë nga ministria, Kosova është shndërruar në një qendër të tërheqjes së vëmendjes së investitorëve. Marrëveshja e eliminimit të tatimit të dyfishtë dhe marrëveshja të cilën planifikojmë ta nënshkruajmë mbi sigurimin e tregut të lirë, do të jenë marrëveshje të cilat do të kontribuojnë pa masë në zhvillimin ekonomik", ka shtuar ministri Şimşek.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)