02 Maj 2024

Kosova e Sllovenia nënshkruan marrëveshje për Doganat

Slloveni, 23 qershor - Ministri Hamza gjendet për vizitë zyrtare në  Republikën e Sllovenisë, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Doganave, Naim Huruglica dhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore, Behxhet Haliti.

Vizita behet me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Qendrës  së Ekselencës Financiare në Slloveni si dhe nënshkrimit  të “Marrëveshjes  për Bashkëpunim Doganor”


Pas nënshkrimit te marrëveshjes ministri Hamza tha se “ Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ministrinë e Financave të Qeverisë  se Sllovenisë  dhe kjo konfirmohet edhe sot me nënshkrimin e “Marrëveshjes për Bashkëpunim Doganor”, e cila ka për qëllim luftimin e evazionit fiskal nga mos deklarimi real i të dhënave për mallin i cili importohet përkatësisht eksportohet nga vendet tona.

Ky bashkëpunim  ka ekzistuar edhe në të kaluarën. Kemi pasur raste ku fale  bashkëpunimit  dhe komunikimit të mirë në mes të doganave ka pasur  edhe  rezultate konkrete ne hetimin  e veprave te  evazionit fiskale”tha ministri Hamza.

Ai nder te tjera shtoi se “Kjo është marrëveshja e parë që po nënshkruhet me Ministrin e Financave te Qeverise se Sllovenise  andaj të gjitha procedurat e  ratifikimit dhe hyrja  në fuqi do të përfundojnë në përputhje me datat e specifikuara në marrëveshje”.

Gjithashtu te dy ministrat u pajtuan  qe te ecin me tutje edhe me Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndermjet Republikes se Kosoves dhe  Republikës së Sllovenisë dhe kjo me qëllim të ngritjes së zhvillimit edhe më të madh në mes të dy vendeve, kjo marrëveshje do te ndikoj edhe ne shmangien  dhe  diskriminimin ndërmjet personave të huaj dhe atyre vendor qofshin ata persona juridik apo fizik.

Të gjitha këto masa shkojnë në drejtim të krijimit të një ambienti miqësor për investime të huaja por paralel edhe duke mbrojtur të hyrat bazë të Qeverive. Nje mjet shume i fort ligjor per te gjithe investitoret Slloven ne Kosove dhe anasjelltas ata Kosovar ne Slloveni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)