28 Prill 2024

Kosova dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Shkup, 19 gusht - Kompanitë nga Maqedonia duhet të gjejnë mënyra për tu pozicionuar në tregun kosovar me prodhimet e tyre, pas rrethanave të krijuara në Kosovë, pas vendimit që qeverisë së Kosovës, për reciprocitet ndaj Serbisë.

Kështu kanë deklaruar të martën në Shkup ministrat e Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj.

Ministri Saraçini ka deklaruar se masat eventuale që do të ndërmerren në atë drejtim do të jenë në përputhje me Marrëveshjen e CEFTA dhe Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e ekonomisë me Kosovën.

“Si dy vende tashmë disa vite po kultivojmë marrëdhënie të mira miqësore ekonomike dhe politike me tendenca për thellimin dhe pasurimin e tyre me projekte dhe aktivitete të përbashkëta."

Ai theksoi se dikasteri që drejton do të mbështesë kompanitë në forma të ndryshme informuese dhe logjistike, por edhe përmes formave të ndryshimeve të shpejta të legjislacionit në sferën e shkëmbimit tregtar.

Tashmë kemi takime shumë të shpeshta të bizneseve të të dyja vendeve, siç ishte ajo e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, si dhe bashkëpunimi në disa sfera institucionale, me ç`rast kjo na jep të drejtën që të presim efekte pozitive në të ardhmen”, ka pohuar ministri Saraçini.

Ndërsa ministri Besim Beqaj ka mirëpritur gatishmërinë e autoriteteve të Maqedonisë dhe kompanive për të thelluar bashkëpunimin në planin ekonomik dhe tregtar.

“Masat e reciprocitet të vendosura kundër Serbisë nuk janë të dëm të askujt dhe se qëllimi i tyre është vendosja e sundimit të së drejtës dhe kontrollit në tërë territorin e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Beqaj shtoi se ka biseduar me homologun e tij Saraçini për eliminimin e barrierat të tarifimit doganor, me qëllim që të lehtësojë bizneset e të dyja vendeve dhe do të bëjë që produktet e tyre të jenë më konkurrente dhe do të kenë vendin e tyre në tregun e Kosovës.

Në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin në sferën e energjetikës, forcimin e konkurrencës të të dyja ekonomive, realizimin e projekteve të përbashkëta, etj.

Kosova është një nga vendet në listën e shtatë vendeve partnere të shkëmbimit tregtar, me ç`rast nga eksporti i mallrave në Kosovë, Maqedonia përfiton çdo vit rreth 300 milion euro, ndërsa Kosova përfiton vetëm 34 milion dollarë nga eksporti i mallrave të saj në Maqedoni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)