03 Maj 2024

Kosova dhe Kroacia nënshkruan bashkëpunimin ekonomik  

Zagreb, 13 maj - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj dhe homologu i tij nga Kroacia, Ministri i Ekonomisë, Punës dhe Ndërmarrësisë, Gjuro Popijaq nënshkruan sot në Zagreb një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve.
 
Qëllimi i këtij Memorandumit është që të fuqizojë marrëdhëniet miqësore bilaterale në fushën e ekonomisë, me prioritet të veçantë të nxisë rritjen e qëndrueshme ekonomike në të dyja vendet përmes bashkëpunimit në sektorin e energjisë, thëngjillit, gazit natyral, burimeve të energjisë se ripërtërishme, efiçiencën e energjisë dhe asistencës reciproke në implementimin e projekteve dhe iniciativave në harmoni të plotë me politikat dhe strategjitë e tw dyja shteteve në fushën e qeverisjes së ndërmarrjeve publike.
 
Ministri Beqaj në takimin me zëvendëskryeministrin për investime Domagoj Milosheviq u bisedua lidhur me mundësitë për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve. Me këtë rast zëvendëskryeministrin kroat u informua lidhur me prioritetet e zhvillimit ekonomik të vendit dhe mundësitë e investimeve ne Kosovë, duke theksuar se vendi i ynë ka infrastrukturë ligjore evropiane sa i përket investimeve të huaja.

“Kishim një bisedë të mirë dhe frytdhënëse, ku është bisedar lidhur me bashkëpunimin në lëmin e energjetikës dhe bartjes së praktikave më të mira të kolegëve tanë nga Kroacia, të cilat i mbulojnë dy ministritë,” ka thanë Beqaj pas takimit.

Ai ka theksuar se veçanërisht është biseduar në lidhje me sektorët në të cilat do të bashkëpunohet në të mirë të dy vendeve, ndërsa ky dhe memorandumet tjerat të cilat do të nënshkruhen do t’i kontribuojnë thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Nga ana e tij zv/ kryeministri Milosheviq shprehu interesimin e Qeverise së Republikës së Kroacisë për të përkrahur Kosovën  me investime direkte të kompanive nga kroate.
 
“Interesi i Kroacisë është që ndërmarrjet tona edhe më shumë të participojnë në ekonominë e Kosovës. Biseduam edhe lidhur me pjesëmarrjen më të gjerë të prodhimeve nga Kosova në tregun kroat”, tha mes tjerash Milosheviq.

Ndryshe, ministri Beqaj sot kishte takim edhe me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në këtë vend, të cilët i njoftoi lidhur me çështjet aktuale ne vend dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik, duke vlerësuar lartë kontributin që ata i kane dhënë Kosovës në periudhën e luftës dhe pas saj.
 
Në kuadër të vizitës në Kroaci ministri Beqaj ditën e shtunë do të pritet nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)