16 Maj 2024

Kosova „lufton“ korrupsionin me korrupsion

Prishtinë, 10 shtator - Me gjithë korrupsionin në rritje, në Kosovë nuk ka rezultate të dukshme për luftimin e tij, përveç disa arrestimeve me pompozitet, shumica prej të cilave shpie më pas në shpallje të pafajshëm.

Korrupsion nuk është vetëm dhënia dhe marrja e ryshfetit, sqaron Hasan Preteni, shef i Agjencisë Kosovare Antikorrupsion, sepse \"çdo marrje apo dhënie ryshfeti me qëllim të shkeljes së ligjit është korrupsion, ndërsa mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies, bazë për zhvillimin e tij.

Përfitimi nuk është vetëm mateijal por edhe jomaterial. Krijimi i ndonjë favori, i ndonjë kushti apo rrethane të cilat pastaj rezultojnë me shkeljen e ligjit, janë korrupsion.

Nuk ka njësi matëse për korrupsion, por tregues i qartë është pasurimi i zyrtarëve brenda nate.\"

Mjekët në Kosovë pasurohen në kurriz të pacientëve

Sipas Hasan Pretenit forma më e shfaqur e korrupsionit në Kosovë është aty \"ku zyrtarë të pandërgjegjshëm krijojnë monopol në marrjen e vendimeve për shpenzimin e parave publike, pa transparencë dhe llogaridhënie\" dhe i përhapur në përmasa alarmuese është në rastet kur ndahen buxhetet e mëdha.

Por korrupsioni është i shtrirë edhe në institucione të tilla siç është shëndetësia, sikurse dëshmojnë rrëfimet e Curr Mazrekajt dhe Avdyl Lokajt që u është dashur t\'u paguajnë ryshfet mjekëve për shërbimin mjekësor.

Arrestime me pompozitet - Lirime si të pafajshëm

Edhe pse ka lëvizje në parandalimin e korrupsionit, Petreni ngre dyshimin se ka korrupsion brenda luftës kundër korrupsionit: \"Ka të arrestuar, ka ngritje aktakuzash, mirëpo nuk ka gjykime. Me pompozitet arrestohen me një luftë pa dinjitet me kamera para publikut e familjes, për t´i liruar më vonë si të pafajshëm. Këtu duhet një analizë e mirëfilltë, si ndodhi me ato pak raste të sivjetshme ku asnjëri prej të tyre nuk përfundoi me gjykim, apo ndoshta në vetë luftën kundër korrupsionit ka korrupsion?\"

Që nga themelimi i Agjencisë Kosovare Antikorrupsion janë ngritur 214 kallëzime penale në të cilat janë të perfshirë 700 zyrtarë.

/DW/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)