13 Maj 2024

Koreanët Jugor të interesuar për bashkëpunim me Kosovën

Prishtinë, 20 mars - Përfaqësues nga Telekomi i Koresë Jugore të udhëhequr nga Sangku Chang, Drejtor Ekzekutiv dhe Haksu Kim, Drejtor për Evropën u pritën nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ku u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, në vecanti në aspektin ekonomik.

Telekomi Korean ka të punësuar rreth 32.000 punonjës, rreth 19 milion abonentë, afro 8 milion shfrytëzues të broadband-it dhe vlera e aseteve totale është 28.5 miliardë dollarë amerikan me qarkullim vjetorë rreth 19.5 miliardë dollarë amerikan dhe profit vjetor neto rreth 1.2 miliardë dollarë amerikan.

Të gjitha këto të dhëna janë dëshmia më e mirë e fuqisë ekonomike të këtij vendi dhe të Telekomit Korean të cilët dëshirojnë të jenë aktiv edhe në Kosovë.

Kreu i OEK-ut Gërxhaliu e falënderoi delegacionin korean për interesimin e tyre, në rend të parë për të njohur realitetin kosovar si dhe për interesimin e tyre për të investuar në Kosovë.
 
Kosova në këtë aspekt ka përparësi të dukshme qoftë në investimet Greenfield ose në ato ekzistuese ku përvoja koreane do të ishte e mirëseardhur në transfer të teknologjisë, transfer të KNOW-HOW si dhe në ofrimin e mundësive që nga Kosova të ofrohen shërbime moderne në të ashtuquajtura CallCenter dhe në fusha të tjera të telekomunikacionit.

Kosova posedon një popullatë të re, fleksibile në komunikim në gjuhë të huaja, të edukuar dhe me mundësi të ri-edukimit, e lirë në krahasim me vendet tjera dhe mu këto janë përparësitë që duhet të shfrytëzohen për të investuar në Kosovë.

Prania e ndërmarrjeve me renome botërore si SAMSUNG, LG, KT, etj. do të jenë ndihma më e madhe që do t’iu epeshin Kosovës qoftë në punësim, përmirësim të bilancit tregtar dhe mbi të gjitha në promovimin e vlerave dhe të investimeve në Kosovë, sepse këto brende janë arsyeja më e mirë që dëshmojnë se aty ku janë këto të pranishme ka siguri, stabilitet, vizion dhe ardhmëri. Këto janë arsyet bazike që kryetari Gërxhaliu i inkurajoi partnerët nga Korea e Jugut që t’ia mësyjnë Kosovës.

Sangku Chang falënderoi kryetarin e OEK-ut për mikpritje dhe për elaborim të situatës ekonomike, politike e sociale në Kosovë dhe u zotua se atë çka e ka parë në Kosovë është një befasi pozitive e cila e ka inkurajuar që Kosovën ta trajtojë në veçanti dhe së shpejti të kthehet prapë me hapa konkret për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)