02 Maj 2024

Konkursi për Guvernator, garojnë 27 kandidatë

Prishtinë, 18 shkurt - Interesimi për të qenë guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, është shumë i madh.

Kryetari i Komisionit vlerësues të kandidatëve, Mejdi Bektashi ka bërë të ditur për gazetën se kanë konkurruar 27 persona, kurs deri në fund të muajit do të bëhet intervistomi i kandidatëve.

Bektashi ka deklaruar kandidatët që eventualisht janë nën hetime, nuk do të thirren në intervistim, ndërsa ka mohuar të ketë preferenca partiake për përzgjedhjen e guvernatorit.

Bektashi gjatë një konference për media të mbajtur ka bërë publike listën e kandidatëve për guvernator, ndërsa tha se pas 28 shkurtit paneli do të shqyrtoj listën definitive dhe sipas ligjit, përkatësisht nenin 40 dhe pikën 1, 2 dhe 3 do të klasifikoj kandidatët për intervistim.

"Kriteri kryesor është i paraparë në konkursin publik dhe paneli që përbëhet prej dy vendorëve dhe një ndërkombëtar do t'i shqyrtojë të gjitha aplikacionet që janë valide, respektivisht që i plotësojnë kushtet e konkursit. Por gjithashtu gjatë aplikimit të verifikimit të dokumenteve, paneli do të ketë ndihmën e agjencioneve të pavarura të Republikës së Kosovës", është shprehur ai.

Ndërkaq në mesin e kandidatëve që kanë konkurruar ka edhe emra nga bordi aktual i BQK-së, si dhe disa nga ndërmarrjet publike të Kosovës. Mirëpo, anëtari i Bordit të BQK-së dhe njëherit kryetari i Panelit për nominimin e Guvernatorit, Mejdi Bektashi tha se kandidatët që eventualisht janë nën hetime, nuk do të thirren në intervistim,

"Nëse është dikush nën hetime ajo nënkupton integritetin e personit, nuk mund të ftohet në intervistim", ka thënë ai, ndërsa ka mohuar zërat se ka ndikime politike dhe preferenca partiake për përzgjedhjen e guvernatorit.

Panelin për nominimin e Guvernatorit të BQK-së e përbëjnë Mejdi Bektashi dhe Lulzim Ismajli nga BQK, si dhe një ndërkombëtar nga thesari amerikan.

Pritet që pas intervistimit të kandidatëve edhe të bëhet radhitja sipas pikëve e listës me emrat e konkurrentëve dhe mandej Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedh guvernatorin dhe kryetari is htetit bënë dekretimin e tij.

Lista përfundimtare e 27 kandidatëve që kanë aplikuar për guvernator është kjo: Mentor Nimani, Ganimete Salihu, Flamur Keqa, Ramadan Gashi, Agim Paca, Safet Merovci, Fatmir Klaiqi, Genc Kuki, Blerim Dragusha, Sejdi Rexhepi, Valentin Toçi, Milazim Abazi, Ilir Aliu, Vlora Obertinca, Xhevat Meha, Gazmend Luboteni, Marte Palokaj, Ardian Uka, Shaqir Totaj, Ajri Begu, Behxhet Brajshori, Agron Dida, Afrim Maloku dhe Kristë Gojani. Po ashtu, në listën e kandidatëve për guvernator janë edhe zëvendësguvernatorët Gani Gërguri dhe Nexhat Kryeziu, si dhe drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", Agron Mustafa.
 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)