11 Maj 2024

Konfirmohet gatishmëria e BB për asistencë teknike për BQK-në

Prishtinë, 16 mars - Guvernatori i Bankes Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri ka pritur sot në takim zonjën Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Evropën Juglindore dhe zotëri Jan-Peter Olters, drejtor i zyrës së Bankës Botërore për Republikën e Kosovës.

Krahas elaborimit mbi gjendjen aktuale në sektorin financiar të vendit e cila është vlerësuar stabile dhe e shëndoshë, Guvernatori Gërguri ka nënvizuar mbështetjen e fuqishme të Bankës Botërore në zhvillimin e deritashëm të BQK-së , të sektorit financiar dhe të sektorëve dhe institucioneve tjera në vendin tonë.

Në veçanti, Guvernatori Gërguri ka nënvizuar mbështetjen e Bankës Botërore në operacionalizimin e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë, pastaj atë në avancimin e sistemit të pagesave si në aspektin e legjislacionit (hartimi i Ligjit mbi sistemin e pagesave) ashtu edhe në aspektin e vazhdimësisë së punës dhe të automatizimit të sistemit të pagesave (Projekti i Shlyerjeve Bruto në Kohë Reale).

Në takim është diskutuar edhe për përgatitjet e BQK-së lidhur me Programin e Vlerësimit të Stabilitetit Financiar të Kosovës i cili,për herë të parë, do të realizohet nga ekspertë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në shtator të këtij viti.

Gjithashtu,në këtë takim është konfirmuar gatishmëria e Bankës Botërore për asistencë teknike shtesë për BQK-në në fushën e fuqizimit të mëtejmë të mbikëqyrjes bankare dhe atë të mbrojtjes së konsumatorëve si dhe të edukimit financiar.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)