15 Maj 2024

Komuna mbulon qiranë për familjen Musa, që ju ka djegur shtëpia

Mitrovicë, 10 shkurt - Komuna e Mitrovicës do të ndihmoj familjen e Islam Musës nga Bajgora, të cilit ju ka djegur shtëpia para tre ditësh. Për fat 8-anëtarët e kësaj familjeje kanë shpëtuar dhe prej asaj dite janë duke jetuar në një familje të të afërmve të tyre në Bajgorë.

Për të parë gjendjen nga afër, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrustem Musa dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, kanë vizituar këtë familje. Ata kanë biseduar për problemet e tyre, të cilët kanë urgjente për strehim.

Gjithashtu treguan se si pasojë e djegies së shtëpisë kanë mbetur edhe pa veshmbathje dhe pa gjërat tjera elementare. Në anën tjetër, falënderuan kryetarin Kastrati dhe bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen.

Kryetari Kastrati, tha se në kuadër të mundësive komuna do t’u ndihmoj në mënyrë që sa më lehtë të përballojnë këtë dimër. “Ne do të marrim përsipër që të mbulojmë shpenzimet për strehim derisa të bëhet një zgjidhje për rindërtimin e shtëpisë”.

Ndryshe shtëpia e familjes Musa, që tani dyshohet se është djegur nga rryma, në kohën e luftës ka shërbyer si shtab i policisë ushtarake të UÇK-së. Në atë kohë ishte djegur nga ushtria serbe.    


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)