09 Maj 2024

Komuna e Mitrovicës rritë të hyrat vetanake për 47 për qind

Mitrovicë, 24 maj - Komuna e Mitrovicës ka shënuar rritje të të hyrave vetanake në 3-mujorin e parë të këtij viti për 47 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo vlerësohet si një ngritje e përgjithshme e përformancës komunale, duke filluar nga kryetari i komunës.

Drejtori i Drejtorisë së Financave, Gani Shala, tha se fal angazhimit dhe përkushtimit të të gjithëve, duke filluar nga kryetari Avni Kastrati, mandej drejtorët komunalë etj, është shënuar një rritje shumë e madhe e të hyrave vetanake.

“Në 3-mujorin e parë të këtij viti janë realizuar 425 975 euro ose 47 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.

Në vazhdën e përpjekjeve për të mbajtur dhe rritur edhe më tej efikasitetin e të hyrave vetanake, ai tregon se është formuar edhe një Komision për ngritjen e përfomancës për të hyrat vetanake.

“Me mbështetje të USAID-it kemi formuar një komision të përbërë prej një grupi të drejtorëve dhe zyrtarëve të tjerë komunalë dhe kemi hartuar një plan veprimi për rritjen e të hyrave”.

Duke sqaruar më tej për këtë plan, ai tregon se janë përcaktuar qëllimet, mandej veprimet, efektet dhe rezultatet që pritet të arrihen. Thekson se është një plan veprimi që premton ngritje të mëtejme dhe të vazhdueshme të të hyrave vetanake.

Si një prej veprimeve që janë realizuar në kuadër të këtij plani, ai përmend organizimin e takimeve me borxhlinjtë e mëdhenj. “Kemi organizuar takime dhe kanë qenë të frytshme. Një i tillë ka qenë me drejtuesit e ndërmarrjes “Trepça”, që ka rezultuar me pagesën e një shumë të borxhit që kanë për Tatim në Pronë”.

Drejtori Shala, thotë se  me qëllim të lehtësimit të shlyerjes së borxheve, Komisioni për ngritjen e përfomancës për të hyrat vetanake, u ka ofruar borxhlinjve mundësi që borxhet t’i shlyejnë me këste. “Kemi ofruar të gjitha mundësitë që borxhlinjve t’ua lehtësojmë gjendjen duke u mundësuar pagesën e borxheve me këste”.

Megjithatë, ai thotë, se ende borxhet ndaj komunës janë të mëdha. Përmend rreth 2 milionë euro borxhe për Tatim në Pronë si dhe rreth 1 milion për kompanive të ndërtimit.

Si problem cek edhe mosfunksionimin e gjykatave, që ka për pasojë mosrealizimin e rreth 350 mijë euro të hyra nga komuna. “Ka mijëra  lëndë komunale që nuk janë trajtuar nga gjykatat dhe kjo dëmton rëndë buxhetin komunal”.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)