29 Prill 2024

Komuna e Mitrovicës, Projekt për avancimin e kadastrit

Mitrovicë, 9 shtator - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe Klaus Buschhoff, udhëheqës i ekipit të Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( GIZ) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për një projekt që ka të bëj me përmirësimin e shërbimeve në fushën e kadastrit.

Në bazë të projektit “Menaxhimi i tokës/ kadastri”, parashihet rinovimi i hapësirave të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, mandej avancimi i regjistrave të kadastrit etj.

 Kryetari Kastrati, pas nënshkrimit të memorandumit ku parashihen përgjegjësit e komunës dhe GIZ-it, falënderoi zyrtarët e kësaj organizate gjermane për mbështetje, duke e vlerësuar me rëndësi të veçantë ngritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. “Tha se kjo është një fushë që ka nevojë për mbështetje si në segmentin teknik edhe atë njerëzor”.

Ndërsa, Klaus Buschhoff, udhëheqës i ekipit të Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( GIZ), pasi shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e këtij memorandumi që do të mundësoj realizimin e këtij projekti, sqaroi se për vitin 2011 GIZ-i ka në plan të kryej aktivitete të ndryshme. Ai tha se do të punësohet dhe financohet një ekspert për GIS/ Kadastër Komunën e Mitrovicës.

Poashtu sipas tij, do të punësohet dhe financohet një ekspert ndërkombëtar për GIS/ Kadastër, i cili do të përkrah edhe Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Mitrovicë. ”Do të sigurohet infrastruktura e nevojshme për ekspertët e cekur më lartë, mandej do të hulumtohen të dhënat bazë statistikore për kohëzgjatjen e një regjistrimi, përqindjen e pajtueshmërisë së të dhënave kadastrale dhe atyre të librave të regjistrimit me situatën reale, të përqindjes së dhënies së punëve matëse firmave private gjeodezike”.

Tha se do të bëhet edhe liferimi i harduerit dhe softuerit të domosdoshëm që kap vlerën deri 20.000 euro. “Ky premtim bëhet me kusht, pra nëse mjetet për vitin 2011 janë në dispozicion”. 
 
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Hetem Geci, tha se në bazë të memorandumit të mirëkuptimit, parashihet që komuna të ofroj një zyre për 1 person, mandej të emërohet një person i përhershëm i kualifikuar kontaktues për personelin e GIZ-it, të ofroj qasje në telefon dhe internet. “Do të ofrohet qasje e lirë për personelin e GIZ-it në të gjitha të dhënat dhe informatat, të domosdoshme për të realizuar aktivitetet”.

Në bazë të projektit parashihet të bëhet analiza e gjendje ekzistuese e informacionit grafik dhe tekstual në dispozicion, ku do të shihet se çfarë  hartash kadastrale analoge dhe digjitale janë në përdorim, mandej a ka në dispozicion aerofoto në formë analoge apo digjitale dhe çfarë është gjendja e aktualizimit të tyre etj.