28 Prill 2024

Komuna e Mitrovicës, Apel për të ndihmuar Shkodren

Mitrovicë, 17 dhjetor - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, pas nismës së Asociacionit të Komunave të Kosovës, për të ndihmuar veriun e Shqipërisë që është duke u përballur me përmbytje, ka autorizuar Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim për t’u organizuar në këtë drejtim.

Kryetari Kastrati ka apeluar tek të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë, si me ushqime për bagëti, mandej ushqime dhe veshmbathje që të mos hezitojnë.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, i cili është i autorizuar që të koordinoj ndihmat që do të tubohen nga fermerët, biznesmenët, qytetarët etj, thotë se gjendja në Shkodrës është e rëndë pas përmbytjeve që kanë zgjatur me javë. Ai theksoi se në radhë të parë ka nevojë për ushqime për bagëti.      

Komuna e Mitrovicës kishte ndihmuar qytetarët e Shkodrës edhe vitin e kaluar, pas përmbytjeve që kishin ndodhur atje.

Ndërsa sivjet, të gjithë ata që duan të ndihmojnë Shkodrën duhet të kontaktojnë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, në numrin e tij të telefonit 028 532 397 ose 044 147 071.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)