03 Maj 2024

Komuna e Ferizajt, vazhdon të nxjerr vendim për leje ndërtimore në kundërshtim me Ligjin

Ferizaj, 4 maj - AVONET, në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimet e lejeve ndërtimore në Komunën e Ferizajt, e veçanarisht vendimin e lejes ndërtimore të datës 03.05.2023 në emrin e “HIT PETROLL” shpk,  që sipas AVONET, ky vendim për leje ndërtimore me numër të vrojtimit të lejes 04-351/01-0022975/23 për parcelën kadastrale me numër 3342-1 ZK Ferizaj, që ndodhet në rrugën "Gëzim Sahiti" në Ferizaj me pronar: "HIT - Petroll" shpk Ferizaj me emrin e projektit: “Objekt i banimit me afarizëm me etazhitet B+P+8+PH, që sipas AVONET është në kundërshtim me Ligjin Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor, sepse janë ka dhënë kushtet ndërtimore me PZHK dhe me Ligjin e ndërtimit 04/L-110 neni 18, UA 06/2017. Në këtë rast, thirrja në nenin 18 të ligjit për ndërtim është e kundërligjshme, pasi PRRU (kjo zonë ka PRRU në fuqi) dhe shmangia nga specifikacionet e tyre teknike paraqet shkelje ligjore. Ky nen mund të përdoret vetëm kur në një zonë nuk ekziston asnjë dokument i planifikimit urban.

AVONET ka marrur interpretim nga MMPHI, ku është theksuar se “Kushtet Ndërtimore nuk mund të lëshohen duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal, sepse sipas nenit 15, paragrafi 1, të Ligjit Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor, Plani Zhvillimor Komunal është dokument orientues strategjik, i cili nuk përcakton rregulla, kushte dhe detaje tjera të nevojshme për ndërtim/zhvillim”.

Në këtë rast, Komuna e Ferizajt dhe zyrtarët e komunës kanë mohuar ekzistencën e Planeve Rregullative Urbane, poashtu, duke mohuar edhe interpretimin e MMPHI se PRRU-të janë në fuqi sipas paragrafit 7 i nenit 26  të Ligjit Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor, është theksuar në dispozitat ligjore të Ligjit Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor.

Bazuar në dispozitat e lartëcekura, faza tjetër e zbatimit do të duhej të ishte zbatimi i nenit 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5, ku Komuna do të duhej të hartonte Hartën Zonale të Komunës nëntë (9) muaj pas miratimit përfundimtar të Planit Zhvillimor Komunal, ku sipas AVONET-it kjo paraqet vepër të rëndë penale.

Sipas AVONET-it, Komuna e Ferizajt, dhe në veçanti zyrtarët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis, kanë dhënë  Kushtet Ndërtimore në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor sepse lejet ndërtimore dhe kushtet ndërtimore nuk janë dhënë siç e parasheh Ligji Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor dhe sipas Planeve Rregullative Urbane (PRRU), por me PZHK dhe me Ligjin e ndërtimit 04/L-110 neni 18, UA 06/2017 dhe për këtë, MMPHI ka dhënë përgjigjen: Kushtet Ndërtimore nuk mund të lëshohen duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal, sepse sipas nenit 15, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor, Plani Zhvillimor Komunal është një dokument orientues strategjik, i cili nuk përcakton rregulla, kushte dhe detaje tjera të nevojshme për ndërtim/zhvillim”. Kjo është specifikuar edhe në Ligjin Nr. 04/L-110 PËR NDËRTIM, në nenin 18, paragrafin 2, për përcaktimin e kushteve ndërtimore.

Ndërsa, Komuna e Ferizaj mohon se Planet Rregullative Urbane nuk janë në fuqi edhe për këtë MMPHI ka dhënë përgjigjen për AVONET se “Planet Rregullative Urbane duhet të mbeten në fuqi derisa të harmonizohen me dispozitat e ligjit, ashtu siç e parashikon paragrafi 7 (neni 7: dokumentet ekzistuese të planifikimit hapësinor, të cilat janë të miratuara, mbeten në fuqi derisa të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji) i nenit 26 të Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor.”

Komuna e Ferizajt ka në proces hartat zonale të komunës dhe duke parë këtë, duhet të nxjerrë dokumentin që mundëson zhvillimin e procedurave të kushteve dhe lejeve ndërtimore, siç parashihet edhe në Ligjin Nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor.

Edhe pse Komuna e Ferizaj ka në diskutim publik Hartën Zonale të Komunës edhe pse Komuna do të duhej të hartonte Hartën Zonale të Komunës nëntë (9) muaj pas miratimit përfundimtar të Planit Zhvillimor Komunal, që Plani Zhvillimor Komunal është miratuar në vitin 2017, që çdo vendim i lejes ndërtimore që nga viti 2017 sipas AVONET janë të kundërligjshme dhe kjo përbën shkelje ligjore që është e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas draftit të Hartave Zonale, planifikohet të ketë ndërtime në vijën ndërtimore nga vija rregulluese 8 m, me etazhet maksimale B+P+5, largësinë maksimale të ndërtesës 21 m, H/L nga kufiri i parcelës kadastrale dhe përgjatë rrugës 2.5L/1GJ. Gjithashtu, madhësia minimale për njësi banimi/ha në llojet e ndërtesës do të jetë si më poshtë:

Ndërtesa e veçantë: 1,400 m² ,
Ndërtesa dysheme: 1,050 m² ,
Ndërtesa në varg: 700 m² ,

AVONET kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës që të fillojnë në mënyrë urgjente hetim lidhur me VENDIMET E LEJES NDËRTIMORE në rastin konkret dhe që nga viti 2017, sepse sipas AVONET këto vendime të lejes ndërtimore janë në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor dhe ky veprim përbën dyshimin për vepër penale të sanksionuar me nenin 414 keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar të KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, me NR. 06/L-074.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)