29 Maj 2023

Komuna dhe Qatar Charity shpërndajnë 400 pako ushqimore për familjet në nevojë

Gjilan, 5 prill - Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Qatar Charity ka shpërndarë sot 400 pako ushqimore bazike për familjet në nevojë, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku e drejtorët komunalë, Aurorë Osmani Buca e Kushtrim Zeqiri.

“Ky aktivitet në mbështetje ndaj familjeve në kohë pandemie, e sidomos tash që jemi në muajin e Ramazanit, është shumë i mirëpritur, prandaj e falënderoj organizatën Qatar Charity për mbështetjen e madhe për këto familje. Ky është vetëm njëri prej aktiviteteve që e kemi nisur me këtë organizatë”, ka thënë me këtë rast kryetari Hyseni.

Përfaqësuesi i organizatës Qatar Charity, Ukë Rexhepi, pasin e falënderoi kryetarin Hyseni për bashkëpunimin, tha se kjo është një dhuratë për familjet në nevojë në Gjilan për t’ua zbutur sado pak gjendjen ekonomike.   ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)