16 Maj 2024

Kompanitë publike prijnë me lëndët e përmbaruara në gjykata

Prishtinë, 28 maj - Zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Aishe Qorraj-Berisha, ka thënë se janë rreth 100 mijë lëndë të përmbaruara në gjykata. Numri më i madh i lëndëve të përmbarimit, sipas saj, i përkasin Korporatës Energjetike te Kosovës (KEK), Postë Telekomit të Kosovës (PTK) dhe kompanive të tjera publike.

“Lëndë të përmbaruara gjykatat kanë rreth 100 mijë, numri më i madh i lëndëve të përmbarimit kanë të bëjnë me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Postë-Telekomin e Kosovës (PTK) dhe kompani të tjera publike”, ka tha Qorraj-Berisha për gazetën “Epoka e Re”.

Ajo tregon se gjyqësori kosovar aktualisht përballet me numër të madh të lëndëve të trashëguara. Sipas, Aishe Qorraj-Berisha KGJK-ja është në proces të emërimit të numrit të mjaftueshëm të gjyqtarëve, duke shpresuar që prej vitit të ardhshëm do të zvogëlohet numri i rasteve të grumbulluara. “Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i angazhuar në krijimin e një gjyqësori funksional, të pavarur dhe transparent nga çdo lloj ndikimi politik”, ka thënë Qorraj-Berisha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)