27 Mars 2023

Komisioni përkrah raportin financiar për buxhetin e vitit 2009

Prishtinë, 14 maj -Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Gani Koci, kryetar, ka shqyrtuar raportin financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2009. Në këtë mbledhje komisioni ka bërë shqyrtimin e pesë projektligjeve. 

Raportin financiar të buxhetit  për vitin e kaluar e prezantoi zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza. Duke paraqitur raportin, zv.ministri Hamza tha se, e veçanta e këtij raporti është se prezanton performancë të lartë të efikasitetit dhe efektivitetit të institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e menaxhimit të parasë publike. Më tej ai shtoi se, plani buxhetor për vitin 2009 ka qenë 1miliardë e 156 milion e 500  mijë euro. Ndërkaq plani i të dalave buxhetore ka qenë 1 miliardë e 423 milion e 929 mijë euro, duke përfshirë të hyrat vetanake të bartura nga viti 2008, të cilat nuk janë planifikuar me ligjin për ndarje buxhetore.

Komisioni, pas diskutimeve që bëri në lidhje me raportin e paraqitur nga zv.ministri Hamza, unanimisht e përkrahën atë.

Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit miratuan edhe këto projektligje: Projektligjin për Përcaktimin e të Drejtave dhe Mbrojtjen e Topografisë së Qarqeve të Integruara, Projektligjin për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë, Projektligjin për Kryqin e Kuq të Kosovës, Projektligjin për Mbrojtjen e Emblemës së Kryqit të Kuq dhe Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)