04 Maj 2024

Komisioni miratoi raportin e KPMM-së për vitin 2010

Prishtinë, 19 prill - Sot në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës, u shqyrtua raporti  vjetorë i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2010.

Për të shqyrtuar raportin e KPMM-së, në mbledhje ishin edhe drejtori i Bordit të KPMM-së, Ahmet Tmava dhe kryeinspektori i KPMM-së, Enver Breznica, të cilët dhanë sqarimet e nevojshme para anëtarëve të Komisionit.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Komisionit, drejtori i KPMM-së, Tmava  tha: ”
Në këtë raport jemi përpjekur që të ofrojmë pasqyrë të qartë të punës së KPMM-së, duke përshkruar në mënyrë korrekte, me të dhëna të sakta punën që është bërë gjatë vitit 2010”, tha ai. N

ë vijim ai i informoi anëtarët e Komisionit për sfidat dhe të arriturat e KPMM-së.

 Bordi i KPMM- së gjatë vitit të kaluar ka mbajtur 29 mbledhje, në të cilat janë shqyrtuar 366 kërkesa për licencë dhe leje operimi në fushën e minierave dhe mineraleve, njoftoi Tmava.

Duke iu referuar bashkëpunimit me institucionet tjera relevante të cilat ndikojnë në suksesin e KPMM-së, ai veçoi një memorandum bashkëpunimi të arritur në mes të komunave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përfaqësuesit e KPMM-së, me këtë rast vlerësuan se Ligji për Miniera dhe Minerale (miratuar në Kuvend vitin e kaluar), ka ndikuar në punë më efikase të KPMM-së.

Duke folur për sfidat e Komisionit për Miniera dhe Minerale, drejtori i Bordit, Ahmet Tmava, ngriti shqetësimin e tij për mos funksionimin e Agjencionit për Menaxhimin e Mallit të Konfiskuar.

Ai me këtë rast dha shembuj të shumtë duke e pasqyruar me fakte veprimtarinë e operatorëve ilegalë ndaj të cilëve e vetmja masë adekuate për të parandaluar veprimtarinë e tyre do të ishte konfiskimi i makinerisë së tyre.

Në vijim, përfaqësuesit e KPMM-së u përgjigjën në pyetje që shtruan anëtarët e Komisionit.

 Interesimit të shprehur në Komision se, a ka licencë eksploatimi, dhe a është e liruar nga renta minerare  kompania “ Bectel- Enka”, përfaqësuesit e KPMM-së thanë se ajo nuk posedon licencë të tillë.

Në përfundim të debatit, anëtarët e Komisionit unanimisht vendosën që raportin e KPMM-së ta  procedojnë tutje. Ndërkaq për plotësime eventuale do të jenë aktiv duke dhënë kontributin e tyre gjatë shqyrtimit edhe në seancë plenare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)