04 Maj 2024

Komisioni miratoi marrëveshjen e Qeverisë me USAID-in

Prishtinë, 18 korrik - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme kryesuar nga Safete Hadergjonaj, kryetare, shqyrtoi disa projektligje dhe kërkesat e disa agjencioneve.

Fillimisht, Komisioni shqyrtoi marrëveshjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Agjencinë për zhvillime ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID), për ndihmën zhvillimore të Programit për Arsimin Themelor.

Lidhur me këtë, ministri i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza, sqaroi se qëllimi i saj është ngritja e kualitetit arsimor, veçanërisht të atij fillor.

Ndërkaq, për implementimin e saj, vijoi ministri, Qeveria e Kosovës duhet përmbushë obligimet e saj buxhetore prej pesë milion euro gjatë periudhës katër vjeçare.

Në fund të fjalës së tij, ministri po ashtu sqaroi se realizimi i  projektit arrin shumën e përgjithshme prej 9.7 milion dollarëve dhe u rekomandoi anëtarëve të Komisionit miratimin e saj.

Anëtarët e Komisionit nga ana e tyre vlerësuan se marrëveshja është e dobishme për Kosovën  dhe e miratuan atë, duke hapur rrugë për ratifikimin e saj edhe në Kuvend nga ana e deputetëve.

Anëtarët e Komisionit në vazhdim shqyrtuan kërkesën buxhetore të Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP).

Kërkesën e këtij agjencioni, përkatësisht të punëtorëve të saj, e paraqiti zv. drejtori i AKP-së, Xhevat Azemi.

Ai me këtë rast tha se për shkak të zvogëlimit të donacioneve për këtë agjencion, ndihet nevoja e shtimit të mjeteve nga buxheti i Kosovës për nevojat e pagave të 172 punëtorëve të këtij agjencioni.

Në këtë kontest, Azemi kërkoi nga Komisioni që të miratohet kërkesa e AKP-së për rritjen e rrogave të punonjësve të këtij agjencioni në kuotën prej 80%.

Me arsyetimin se Komisioni nuk ka bazë ligjore për një vendim të tillë, Komisioni i rekomandoi përfaqësuesit të AKP-së që lidhur me këtë t’i drejtohet Ministrisë së Administratës Publike.

Ndërkaq, gjatë shqyrtimit të  projeksioneve buxhetore për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), për  periudhën korrik - shtator 2011, Komisioni unanimisht u deklarua në favor të saj.

Kryetar i Bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi, njoftoi anëtarët e Komisionit se RTK-ja gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti ka reduktuar shpenzimet, ndërsa ka rritur të hyrat e saj.

Anëtarët e Komisionit nga ana e tyre inkurajuan Paçarizin për punën e deri tashme, dhe miratuan projeksionin buxhetor të paraqitur nga ai në vlerë prej 1.761 milion euro për periudhën korrik-shtator të këtij viti.

Në anën tjetër, Komisioni hodhi poshtë kërkesën e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) për ripërcaktimin e pagës mujore të kryetares së KKTK-së. Këtë vendim, Komisioni e mori duke u bazuar në ligjin përkatës.

Në vijim të mbledhjes, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe këto projektligje:  Projektligjin për ndihmën shtetërore, Projektligjin për kadastër, Projektligjin për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës dhe Projektligjin për verërat.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)