23 Prill 2024

Komisioni Evropian po monitoron progresin e Kosovës

Prishtinë, 16 prill - Qeveria e Kosovës ka marrë rekomandime nga Komisioni Evropian sa i përket reformës në administratën publike dhe për transparencën e donacioneve të BE-së.

Në mbledhjen e Forumit të Nivelit të Lartë, drejtori operativ i Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson theksoi se institucionet kosovare tashmë i kanë të qarta rekomandimet e paraqitura në raport, duke i porositur plotësimin e tyre. Bjornson rikujtoi se Komisioni Evropian po monitoron progresin në Kosovë.

"Në raportin e fundit të progresit, të publikuar në nëntorin e vitit të kaluar, ne i kemi dhënë rekomandimet tona se çfarë duhet të bëhet më tutje. Dihet se reformimi i administratës publike është element i rëndësishëm për përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian", nënvizoi Bjornson, duke shtuar se reformimi i administratës publike është hap shumë i rëndësishëm.

Ai tërhoqi vërejtjen se Kosova nuk mund të ketë sukses drejt BE-së nëse nuk reformon administratën publike. Bjornson rikujtoi zotimet nga konferenca e donatorëve e vitit 2008, ku 37 shtete dhe 16 organizata të ndryshme kishin premtuar se do ta ndihmonin Kosovën me 1.2 miliard euro.

Ndërkohë, Shefja e USAID-it Patrisha Rajder bëri një vlerësim pozitiv për përpjekjet e qeverisë së Kosovës dhe punën e jashtëzakonshme drejt koordinimit me punën me donatorët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)