04 Maj 2024

Komisioni Evropian dhe qeveria shqyrtuan progresin e Kosovës

Prishtinë, 2 qershor - Takimi ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Komisioni Evropian kanë shqyrtuar progresin e Kosovës të arritur që nga muaji nëntor kur është nxjerrë raporti i fundit i progresit. 

Pjesëmarrësit kanë identifikuar hapat të cilat duhet të ndërmerren nga Kosova për përshtatje të mëtejme me standardet e BE-së. 

Takimi ishte pjesë e dialogut të rregullt në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asocijimit.

Është diskutuar një spektër i gjerë i temeave siç janë: zhvillimi makroekonomik i Kosovës, politikat fiskale dhe financiare, privatizimi i ndërmarrjevep ublike, sistemi statistikor dhe menaxhimi financiar dhe kontrolli i fondeve publike.

Në fushën e zhvillimit ekonomike, Komisioni morri parasysh pikëpamjen e prezantuar nga Qeveria në lidhje me rritjen e BPV-së, inflacionit, tregut të punës dhe tregtisë. 

Sa i përket politikave buxhetore, Komisioni theksoi rëndësinë e disiplinës fiskale si parakusht për mjedis stabil makroekonomik dhe investime. 

Veç kësaj, komisioni theksoi me brengë rrezikun që rrethon buxhetin e vitit 2011 dhe financimin e deficitit. 

Në këtë aspekt, përfaqësuesit e Komisionit kërkuan nga autoritetet të ndëmarrin masa paraprake të konsolidimit.

Autoritetet shpjeguan hollësisht programin ekonomik të miratuar së fundi nga Qeveria dhe planin shoqërues të veprimit. 

Komisioni theksoi nevojën për prioritizimin dhe radhitjen e masave të ndryshme të parapara dhe përvijimin e tyre me veprimet në kuadër të Planit të Veprimit të Qeverisë për Partneritet Evropian si dhe me strategjitë tjera që gjithashtu ndikojnë në aktivitetet ekonomike dhe të punësimit. 

Këto masa duhet të vlerësohen kundrejt efekteve të mundshme negative anësore dhe të analizohet si duhet ndikimi i tyre fiskal.

Shërbimi i Komisioni mirëpriti regjistrimin e rregullt që është bërë në muajin prill dhe kërkoi nga Kosova të përmirësojë mbledhjen e të dhënave statistikore për qëllime socio-ekonomike, pasi që ato janë të domosdoshme për politikbërje. 

Në fund, përfaqësuesit e Komisionit theksuan progesin e arritur në lidhje me kontrollin e brendshëm të financave publike.  Sfida kryesore pas vendosjes së kornizës politike dhe ligjore mbetet implementimi i duhur dhe i plotë i tyre.

Takimi është bashkëkryesuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Drejtorati i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike dhe Financiare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)