02 Maj 2024

Komandanti i KFOR-t së bashku me biznesmen gjerman viziton OEK-un

Prishtinë, 23 qershor - Komandanti i KFOR-it Erhard Byler i shoqëruar nga një grup biznesmenësh nga  Sigmaringen, Gjermani vizitoi sot Odën Ekonomike të Kosovës dhe bisedoi mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.

Në delegacionin gjerman ishin përfaqësues të sektorëve të ndryshëm me interes të veçantë për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu gjatë takimit theksoi rëndësinë e partneritetit dhe bashkëpunimit në mes të ekonomive të dy vendeve dhe shprehu falënderim për angazhimin e shtetit dhe bizneseve gjermane në vendin tonë.

Kryetari Gërxhaliu u angazhua për bashkëpunim i cili nënkupton bartjen e përvojave,  transferinë e teknologjisë dhe bashkëpunimin në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese.

Ne delegacionin gjerman ishin përfaqësues te komunave te Sigmaringenit, ekspert dhe përfaqësues te sektorëve si turizmi, edukimi, shëndetësia, kujdesi social,dhe universitetet e ndryshme. Ata u pajtuan se bashkëpunimi duhet te avancohet edhe me tepër .

Përfaqësuesit e OEK-ut gjithashtu bënë prezantimin ed gjendjes aktuale ekonomike, sektorët atraktive për bashkëpunim.

Kryetari Gërxhaliu falënderoj komandantin Byler për për kontributin e tij të madh , jo vetëm në aspektin ushtarak por edhe atë politik, ekonomik kulturor, duke theksuar se angazhimi I gjeneralit Byler meriton respekt të veçantë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)