01 Maj 2024

KMDNNJ: Diskriminim në përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator

Prishtinë, 3 mars - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut  është i shqetësuar në lidhje me eliminimin e 19 kandidatëve që kanë konkurruar për postin e Guvernatorit të BQK-se.

KMDLNj vlerëson se eliminimi kandidatëve që kanë konkurruar, pa sqarime të mjaftueshme është në kundërshtim me të drejtën për qasje të barabartë dhe shkelje e rregullave të konkursit aq më parë që gjatë konkurrimit është verifikuar nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për konkurrim.

"Eliminimi, si thuhet në fazën e parë, të këtyre kandidatëve lë për të dyshuar në kriteret që komisioni ka pasur për bazë", thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.

Paneli përzgjedhës i BQK-së është dashur që çdo kandidati që është refuzuar t’i paraqes me shkrim arsyet e refuzimit duke pasur parasysh afatet ligjore për kundërshtim të vendimit të panelit nga kandidatët që janë refuzuar.

KMDLNj, po ashtu shprehë shqetësimin në lidhje me transparencën e pamjaftueshme të panelit shqyrtues të aplikimeve.

Sipas informatave që ka KMDLNj del se paneli nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë transparent. Gjithashtu, procedurat e ndjekura nga ky panel kanë mundësuar trajtim jo të barabartë të kandidatëve.

"Fakti që të “eliminuarve” u janë pranuar aplikimet do të thotë se ata i kanë plotësuar kriteret e paracaktuara për aplikim. Në të kundërtën, si është mundur që ata të plotësojnë kriteret për aplikim e të eliminohen që në fazën e parë pa u ftuar fare në intervistim?"

Në lidhje me këto procedura të ndjekura nga Paneli Shqyrtues, KMDLNj kërkon që ky panel të jap sqarime në lidhje me procedurat e ndjekura për eliminimin e këtyre kandidatëve dhe atyre që ende janë garë. Po ashtu paneli duhet të bëj transparente kriteret e kërkuara për aplikim dhe përzgjedhje.

KMDLNj duke ditur rëndësinë e institucionit të BQK kërkon nga përgjegjësit që të sillen me përgjegjësi dhe transparencë ndaj qytetarit të Kosovës. Qasja e barabartë është një nga të drejtat themelore të njeriut.

KMDLNj kërkon që të formohet një komision hetimor për punën e Panelit përzgjedhës dhe intervistues dhe, nëse konstatohet se ka pasur shkelje të rregullave të konkursit, të anulohet intervistomi dhe të sigurohen mundësi të barabarta dhe jo diskriminuese për të gjithë kandidatët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)