03 Maj 2024

KLGI prezanton analizën për procesin e buxhetimit në komuna

Prishtinë, 28 prill - Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) prezanton analizën “Procesi i buxhetimit në komuna - qytetarët afër apo larg”.

Analiza është e shtrirë në tri dimensione kyçe: Hartëzimi i Procesit; Kontributi Publik si dhe Roli i Kuvendeve Komunale.

Në këtë analizë, në detaje do të paraqiten të dhëna për programimin, prioritizimin, konsultimin dhe pasqyrimin e procese buxhetore në komuna.

Nga ky publikim do të paraqiten konkluzione dhe rekomandime për përmirësimin e proceseve buxhetore në komuna, duke ofruar edhe shembuj dhe praktika të mira.  

Po ashtu, fokus do t’u kushtohet proceseve programuese (identifikimit të problemeve, analizave komunale si dhe ndjekjes së strategjive) si mjete për të rritur potencialin për aplikime në fonde zhvillimore si dhe Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGj).

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë: Kryesues të Kuvendeve Komunale; anëtarë të Komiteteve për Politikë dhe Financa; zyrtarë komunalë; përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.  

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)