28 Prill 2024

KKK ndëshkon kompanitë e sigurimeve me 1 milion euro

Prishtinë, 29 dhjetor - Komisioni Kosovar i Konkurrencës (KKK) në mbledhjen e radhës, pasi që përmbylli hetimet shumë mujore për kompanitë e sigurimeve “Mbi marrëveshjen e caktimit të çmimeve për shitjen e policave të auto përgjegjësisë ndaj palës së tretë”  mori vendim për ndeshkimin e 10 kompanive te sigurimeve me 1 milion euro.

Komsioni ka vërtetuar se ekziston marrëveshja në mes të kompanive të sigurimit data 3 korrik 2009 e mbajtur në Gjakovë me të cilën janë fiksuar çmimet e plisave të sigurimit dhe me këtë veprim i është pamundësuar klientit që të zgjedh kompaninë më të favorshme, njëherit është bërë kufizimi dhe çrregullimi i Konkurrencës në treg që bie ndesh me nenin 3 të Ligjit për Konkurrencën.
       
Po ashtu është vërtetuar se, te gjitha kompanitë e poshtëshënuara (dhjete sish) janë   nënshkruese te Marrëveshjes.

Komisioni ka shqipuar masen e sanksionit administrativ prej 100.000 euro (njëqindmijë euro), te gjitha kompanive, bazuar në nenin 35.1.  germa e.  të  Ligjit për Konkurrencën.

Po ashtu KKK shpall te pa vlefshme e shfuqizuar dhe  e pa zbatueshme Marrëveshja e datës 03. 07. 2009. e mbajtur në Gjakovë, sipas nenit 35.1 germa b. të Ligjit për Konkurrencën.


Kompanitë e sigurimeve:

  1. K.S. “SIGURIA” me nr. të regjistrimit 70167671 adresa “Luan Haradinaj” Llamella A Prishtinë.
 
 2. K.S. “INSIG” me nr. të regjistrimit 70243699 adresa Mujo Ulqinaku nr. 6. Pejton Prishtinë
 
 3. K.S .”CROATIA SIGURIMI” me nr. të regjistrimit 70260436 adresa 5-a, Luan Haradinaj Prishtinë.
 
 4. K.S. “SIGAL” me nr. të regjistrimit 70105804 adresa Pashko Vasa p.n. Prishtinë.
 
5. K.S. ”SIGMA”  me nr. të regjistrimit 70202932 adresa Zona 1. Pashko Vasa Prishtinë.
 
6. K.S.“DUKAGJINI (ILLYRIA)” me nr. të regjistrimit 70152892 adresa N. Terezë nr. 33. Prishtinë
 
7. K.S. “GRAËE ELSIG” me nr. të regjistrimit 70490986 adresa Trepça nr. 15. Prishtinë
 
 8. K.S. “KOSOVA e RE” me nr. 70034247 adresa Lagja Kalabria nr. 5. Bll. B1 Prishtinë
 
 9. K.S. “SIGKOS” me nr. të regjistrimit 70249109 adresa Sylejman Vokshi H-B, nr. 1 (pallati i kuq) Prishtinë,dhe

10. K.S. “DARDANIA” me nr. të regjistrimit 70020555 adresa Sylejman Vokshi nr. 4. Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)