17 Maj 2024

Kina vazhdon të mbetet vendi më i madh në zhvillim

Pekin, 19 qershor - Një zyrtar i lartë kinez u shpreh se Kina vazhdon të mbetet vendi më i madh në zhvillim dhe do të vazhdojë të ndjekë politikën e saj të zhvillimit të qëndrueshëm.

Du Ying, zv.ministri i Komisionit Shtetëror të Zhvillimit dhe Reformës i Kinës bëri një deklaratë në një konferencë shtypi të dhënë nga delegacioni kinez përpara Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Brazil.

\"Kina ka një popullsi të madhe, burime të pasura natyrore, burimet e naftës dhe minerali i hekurit në mesin e burimeve të tjera të mëdha janë në një nivel shumë më të ulët se mesatarja botërore. Për më tepër, Kina gjendet tani në një fazë të industrializmit të përshpejtuar dhe urbanizimit dhe mjedisi e burimet që vendet e zhvilluara u përballën në 300 apo 400 vitet e tyre të zhvillimit, tani janë kthyer në sfida për Kinën në vetëm disa vite ose dekada.\"

Du shtoi se për shkak se tani Kina përballet me burime serioze dhe kufizimet në energji në zhvillimin e saj, është vendimtare për të zgjidhur problemet nëpërmjet zhvillimit të ekonomisë së gjelbër.

\"Ekzistojnë rreth 120 milionë banorë të cilët jetojnë nën nivelin e varfërisë në Kinë, kështu që ne e kuptojmë që Kina është akoma një vend në zhvillim dhe nuk ka ndonjë ndryshim në satusin e saj të të qënit një vend i tillë. Kina do t\'i qëndrojë planit të saj për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ka shumë rrugë përpara.\"

Konferenca, e quajtur gjithashtu Samiti Rio+20, do të mbahet në Rio de Janeiro nga datat 20 deri në 22 qershor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)