16 Maj 2024

Kina stimulon ekonominë me 158 miliardë dollarë

Pekin, 9 shtator - Kina i hap dritën e gjelbër një seri investimesh në infrastrukturë me një vlerë prej mbi një mijë miliardë juanë apo mbi 158 miliardë dollarë, për të stimuluar ekonominë e saj, njoftuan mediat vendase.

Komisioni Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformat (CNDR) miratoi përgjatë kësaj jave 55 projekte në infrastrukturë ku përfshihen linja metrosh dhe autostrada, sipas mediave.

Shifra prej mbi një mijë miliardë juanë është \"një vlerë e përcaktuar me kujdes\" për një seri projektesh e njoftuar dje dhe sot, njoftonte e përditshmja kineze \'\'The China Securities Journal\'\'.

Shtimi i shpenzimeve të parashikuara, ekuivalente me pak më shumë se dy për qind e PBB-së së vitit 2011, pritet të investohen përgjatë pesë viteve, sipas disa burimeve ministrore.

E megjithatë mbetet ende larg shifrës së paketës së gjerë të stimujve ekonomik të planifikuar nga Kina me fillimin e krizës globale financiare të vitit 2008, e cila kishte arritur katër mijë miliardë juan.

Qeveria kineze pret rritje të PBB-së prej 7,5 për qind në vitin 2012 kundrejt 9,3 për vitin 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)