16 Maj 2024

Kina shfaq interes për bahskëpunim ekonomik të avancuar me Kosovën

Prishtinë, 5 qershor - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves Safet Gerxhaliu, të martën  ka pritur një  delegacion të  nivelit të lartë  kinez, të  udhehequr nga Ma Lihui-  Udhëheqës i  zyrës kineze në  Prishtinë, Zhang Peng -  atashe në  Ambasaden e Kinës në Beograd, Lei Yufeng – komisionar i Bankes  Kineze për Zhvillim dhe Zhu Lianqi – konsulent për qështje ekonomike.

Në këtë  takim temë  qendrore e bisedimeve ishte mundesia e avancimit të bashkepunimit ekonomik në  mes të  dyja shteteve.

Kryetari Gerxhaliu falenderoi delegacionin per interesimin që kanë shfaqur  për bashkepunim me Kosovën dhe në  veqanti për hapat pozitiv që kanë  ndodhur pas takimit të fundit të organizuar në tetor të vitit të kaluar, ku nga OEK-u u kerkua që për komunitetin e biznesit kosovarë të gjindet një formë e lehtesimit të marrjes së vizave dhe atë në pasaporta të Kosovës.

“Me  gëzon fakti që në këtë drejtim janë bërë disa hapa pozitive, të cilët me siguri se do të avancohen dhe krahas bashkëpunimit tregtar do të krijohen edhe forma të tjera të bashkëpunimit, ka thënë Safet Gërxhaliu.

Komuniteti i  biznesit vendore është mjaftë aktiv në tregun e Kinës dhe kjo dëshmonë se ky vend  është  duke kaluar nga qasja kuantitative e prodhimit në atë kualitative.

\"Jemi të  interesuar që raportet ekonomike të mos karakterizohen vetem permes tregtise klasike, por vertete të gjinden edhe forma të tjera, ashtu që të   mundesohet  që  prodhimet kosovare të depertojnë  në  tregun kinez, e më gjerë. Në  të  njëjten kohë, krahas transferit të teknologjisë  nga Kina të  barten edhe pervojat e tyre profesionale\".

Në  takim u shtruar nevoja për vizitave të  misioneve tregtare, qoftë nga Kosova në Kinë dhe  anasjelltas.

 Kjo të  bëhet me të vetmin qëllim për permiresimin e imazhit  të Kosovës, të forcohet  mirebesimi reciprok dhe për shfrytezimi e potencialit financiar kinez në projekte të ndryshme të rëndesishme në Kosovë, apo në vende të tjera.

“Kosova me kalimin e kohës dhe me investimet në infrastrukturë është  duke e forcuar pozitën e vetë strategjike. Duke shtuar potencialet e  tjera që ka, duhet të  pranohet se është duke u shënderuar në një udhekryq të rëndesishëm strategjikë në Europën Juglindore”, theksoi Gërxhaliu.

Zhang Peng theksoi se e gëzon fakti që takimet në nivel ekonomik mes Kinës dhe Kosovës janë duke u intensifikuar. Adhja e një delegacioni të tillë kinez në këtë  përbërje dëshmonë  me së miri  seriozitetin e Kinës për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në  forma sa më të avancuara që është e mundur dhe të dilet nga klisheja e tregtisë klasike, që e karakterizonë bashkepunimin tonë deri me tani.

“Deshirojmë ta ndryshojmë  qasjen sipas të cilës Kina vetëm prodhon e shetë  dhe  t’ju bejmë me dije se ne jemi të  hapur për blerjen e produkteve  kosovare, për investime të përbashkëta, për depertim në  tregje të treta dhe në veqanti për investime kapitale dhe  këtë  e dëshmon prania e perfaqesuesit  të Bankës Kineze për Zhvillim, tha z. Zhang Peng..

Të dyja palët u pajtuan se duhet të  intesifikohet dialogu dhe këmbimi i nformatave,  të organizohen vizita dhe misione tregëtare, në një të ardhme në disa qytete të Kinës të organizohet një konferencë  për  promovim të  investimeve në Kosovë dhe përmes këti bashkëpunimi të hapen sfida tjera të rëndesishme për të dyja shtetet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)