27 Prill 2024

Kina ndalon ngritjen e çmimit të tokës në disa qyteteve

Pekin, 21 dhjetor - Rritja e ndjeshme e çmimit të takës ka vënë në lëvizje Ministrinë e Burimeve Tokësore të Kinës. Dikasteri u shpreh i vendosur të frenojë prirjen e ngritjes së shpejtë të çmimit të tokës, në disa qytete.

Ministria, u ka kërkuar organeve përkatëse të provincave dhe qyteteve të marrin masa efikase, të zbatojnë rreptësisht politikat mbikëqyrëse mbi kontrollin e tokës dhe të godasin veprimet të paligjshme. Në njoftim kërkohet nga autoritetet, të frenojnë rezervimin e tokës në mënyrë të paligjshme, në disa qytete.

Gjithashtu në njoftim theksohet, se në ato qytete ku nuk plotësohet detyrimi për ofrimin e tokës për ndërtimin e banesave ekonomike para fundit të vitit 2010, atëherë nuk mund të shitet toka për banesat e mëdha, luksoze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)