01 Maj 2024

Kina mbulon tashmë 12 për qind të borxhit publik spanjoll

Madrid, 14 prill - Kina mbulon tashmë 12 për qind të borxhit publik spanjoll, njoftoi sot në Pekin shefi i qeverisë spanjolle, Jose Luis Rodriguez Zapatero.

Blerja e obligacioneve të shtetit spanjoll nga Pekini ka mundësuar rritjen e besimit tek Spanja, vend në një situatë të brishtë financiare, vlerësoi Zapatero në një konferencë shtypi.

\"Kina, një ndër huadhënësit jo rezidentë, arriti të mbulojë 12 për qind të borxhit gjatë krizës nga 4 për qind që ishte më parë\", deklaroi shefi i qeverisë spanjolle.

\"Kjo rritje investimi në borxhin spanjoll është faktor i rëndësishëm për gjenerimin e stabilitetit, mundësinë e shlyerjes së borxhit dhe besimin tek tregjet\", shtoi ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)