29 Prill 2024

Kina kërkoj që BE të sigurojë investimeve kineze në Evropë

Pekin, 4 shtator - Duke vlerësuar masat e marra nga BE-ja për stabilizimin e tregjeve, kryeministri kinez, Wen Jiabao, pasi shprehu besim për ekonominë evropiane dhe për euron, kërkoi që tani unioni të sigurojë investimet kineze.

Deklarata e tij erdhi të premten, gjatë një bisede telefonike me kryetarin e Komisionit të BE-së José Manuel Barroso.

"Ekonomia botërore ndodhet në një periudhë të ndërlikuar, delikate dhe të vështirë. Qëndrueshmëria e ekonomisë së BE-së ka të bëjë me qëndrueshmërinë e ekonomisë botërore dhe rimëkëmbja e të parës është në favor të rimëkëmbjes së të fundit. Masat që mori BE-ja për zbutjen e presionit të borxheve dhe nxitjen e rritjes ekonomike kanë luajtur rol të rëndësishëm për stabilizimin e tregut dhe për parandalimin e keqësimit të situatës", tha Wen.

Barroso, e siguroi kryeministrin kinez se BE-ja, po merr masa për mbrojtjen e qëndrueshmërisë ekonomike dhe është në gjendje t'i zgjidhë vështirësitë aktuale.

"BE-ja dëshiron të forcojë bashkëpunimin tregtar me Kinën, investimet, novacionin, energjinë, sigurimin e internetit dhe në fushën humanitare. Mirëpres shtimin e investimeve nga Kina", përfundoi kryetari i Komisionit të BE-së, Barroso.