29 Prill 2024

Kina kalon Japoninë dhe Britaninë për investimet jashtë vendit

Pekin, 7 shtator - Vitet e fundit kompanitë kineze kanë shënuar progres në fushën e investimeve jashtë vendit, duke e renditur Kinën të pestën për vitin 2010.

Ministria kineze e Tregtisë, publikoi në Xiamen \"Buletinin vjetor për investimet kineze jashtë vendit\".

Duke u renditur e pesta në botë, buletini thotë se Kina ka tejkaluar vende të mëdha tradicionale të investimeve të huaja, siç janë Japonia dhe Britania e Madhe.

Në vitin 2010, vëllimi i investimeve të drejtpërdrejta të Kinës jashtë vendit ishte 68 miliardë e 810 milionë dollarë amerikanë. Për 9 vjet me radhë Kina ruajti prirjen rritëse të investimeve. Ritmi mesatar vjetor arriti në 50%.