20 Prill 2024

Kina ka shfrytezuar 100 miliard dollarë kapital të huaj

Pekin, 23 dhjetor - Ministri kinez i Tregtisë Chen Deming u shpreh se sivjet Kina ka shfrytëzuar afro 100 miliardë dollarë amerikanë kapital të huaj, shifër kjo që është shtuar 11 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dje u hap në Pekin mbledhja e punës tregtare e Kinës për vitin 2010. Në raportin e tij të mbajtur në këtë mbledhje, ministri kinez i Tregtisë Chen Deming vuri në dukje se në vitin 2010, tregtia e brendshme dhe e jashtme si dhe bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar i Kinës janë zhvilluar në mënyrë të dukshme dhe relativisht të shpejtë.

Parashikohet se vlera e përgjithshme e import-eksportit e Kinës do të arrijë në mbi 2.9 trilionë dollarë amerikanë, shifër kjo që është rritur me mbi 30 për qind, gjë që ka përmirësuar bilancin tregtar.

Sivjet bashkëpunimi ndërkombëtar i Kinës në fushën e infrastrukturës është forcuar më tej. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)