10 Maj 2024

Kina harton politika për investime popullore në banka

Pekin, 7 mars - Asistenti i kryetarit të Komitetit Rregullator të Bankave të Kinës, Yan Qingmin tha se do të hartohen politika më të përshtatshme, për të inkurajuar dhe për të drejtuar kapitalet popullore drejt sektorit bankar, që janë një pjesë e rëndësishme përbërëse e këtij sektori.

Sipas statistikave të Komitetit Rregullator të Bankave, deri në fund të vitit 2011, ndër bankat tregtare me sistemin e aksionit dhe bankat tregtare në qytet, kapitalet popullore zunë 42% dhe 54% të kapitaleve totale.

Ndërsa në institucionet e vogla dhe të mesme financiare në zonat rurale, ky nivel arriti në 92%.

Deklaratat e Yan Qingmin erdhën pasi kryeministri Wen Jiabao, në raportin e së hënës për punën e qeverisë, tha se duhet të krijohet një ambient i barabartë dhe zhvillim i përbashkët, duke lejuar dhe inkurajuar investimet popullore në sektorin financiar dhe atë hekurudhor

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)